Vlefshmëria ajrore


Sektori i vlefshmërisë ajrore i Departamentit të sigurisë se fluturimeve paraqet kërkesat e përcaktuara për lëshimin e certifikatave dhe aprovimeve të nevojshme për të fluturuar me mjet ajror të regjistruar në Republikën e Kosovës.

Sektori i vlefshmërisë ajrore, ndër të tjera, është përgjegjës për aprovimin fillestar dhe mbikëqyrjen e vazhdueshme të organizatave të mirëmbajtjes së mjeteve ajrore (Pjesa-145 dhe Pjesa-M nënpjesa F), organizatave për menaxhimin e vlefshmërisë ajrore të vazhdueshme (CAMO) dhe organizatave trajnuese të mirëmbajtjes (Pjesa-147). Për më tepër, Sektori bën vlerësimin e vlefshmërisë ajrore dhe lëshon certifikatat e vlefshmërisë ajrore (CofA) dhe certifikatave të verifikimit të vlefshmërisë ajrore (ARC).

Kërkesat ligjore të Sektorit të vlefshmërisë ajrore bazohen në Rregulloren nr. 3/2009 (Rreg. KE 216/2008), Rregulloren nr. 6/2015 (Rreg. KE 748/2012) dhe Rregulloren nr. 7/2015 (Rreg. KE 1321/2014).

Aktivitetet të cilat sigurojnë vlefshmërinë e mjeteve ajrore janë të ndara në ato të certifikimit dhe mbikëqyrjes së mjeteve ajrore si dhe certifikimit dhe mbikëqyrjes së organizatave dhe personelit të involvuar në dizajn, prodhim, mbikëqyrje të vazhdueshme të vlefshmërisë dhe mirëmbajtjes së mjeteve ajrore.

Rregulloret


06-2023 që ndryshon Rregulloren (AAC) nr. 15/2017 në lidhje me futjen e kërkesave të reja shtesë të vlefshmërisë ajrore
01-2021 Për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores nr. 01/2017 për sistemet e mjeteve ajrore pa pilot (SAP)
07-2019 Ndryshimi i Rregullores (AAC) nr. 4/2017 sa i përket fshirjes së shablloneve për autorizimet e lëshuara për operatorët e vendeve të treta dhe për specifikimet e ndërlidhura
01-2019 Përcaktimi i kërkesave teknike dhe procedurave administrative në lidhje me operimet ajrore në bazë të Rregullores së AAC-së nr. 03/2009
08-2018 Për vlefshmërinë e vazhdueshme ajrore të mjeteve ajrore dhe produkteve, pjesëve dhe pajisjeve aeronautike, si dhe për aprovimin e organizatava dhe personelit të përfshirë në këto detyra
06-2018 Për ndryshimin e Rregullores së AAC-së nr. 3/2009 në lidhje me kërkesat thelbësore për mbrojtjen e mjedisit
05-2018 Për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores nr. 02/2015 për tarifat e ngarkuara nga Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës
14-2017 Ndryshimi i Rregullores së AAC-së nr. 4/2015 në lidhje me kërkesat për regjistruesit e fluturimit, pajisjet për lokalizim nënujor dhe sistemet për gjurmimin e mjeteve ajrore
13-2017 Ndryshimi i Rregullores së AAC-së nr. 6/2015 për zbatimin e kërkesave themelore për mbrojtjen e mjedisit
09-2017 Raportimi, analiza dhe përcjellja e ndodhive në aviacionin civil
01-2017 Sistemet e mjeve ajrore pa pilot (SAP)
07-2015 për vlefshmërinë ajrore të vazhdueshme të mjeteve ajrore dhe prodhimeve pjesëve dhe pajisjeve aeronautike
06-2015 rregullat implementuese për certifikimin e vlefshmërisë ajrore dhe certifikimin mjedisor të mjeteve ajrore
02-2015 Tarifat e ngarkuara nga AACK (e ndryshuar dhe plotësuar me Rregulloren Nr. 5/2018)
11-2011 Ndryshimi dhe plotesimi i Rregullores 02-2009
05-2009 Vlefshmeria ajrore e vazhdueshme e aeroplaneve dhe prodhimeve aeronautike, pjeseve, si dhe aprovimi i organizatave dhe personelit te perfshire ne keto detyra - shfuqizuar me Rregulloren 7/2015
04-2009 Rregullat zbatuese për sigurinë e aviacionit dhe certifikimin mjedisor të avionëve dhe prodhimeve, pjesëve dhe pajisjeve të ngjashme, si dhe për çertifikimin e organizatave të dizenjimit dhe prodhimit - shfuqizuar me Rregulloren nr. 6/2015
03-2009 Rregullat e perbashketa ne fushen e aviacionit civil
02-2009 Regjistrimi dhe shenjezimi i mjeteve ajrore - ndryshuar dhe plotësuar nga Rregullorja 11/2011

Publikimet Teknike


TP 10 SMS Manual for Maintenance and Flight Operations Organizations
TP 11 Instructions for Preparation of Continuing Airworthiness Management Exposition

Formularët


AACK/DSF/AIW-FRM 004a Kërkesa për lëshimin e Certifikatës së Vlefshmërisë Ajrore (CofA)
AACK/DSF/AIW/EASA Form 21 Kërkesa për leje për fluturim (PtF)
AACK/DSF/AIW-FRM 009a Kërkesa për lëshimin e certifikatës së zhurmës
AACK/DSF/AIW-FRM 010 Kërkesa për lëshimin e Certifikatës së Verifikimit të Vlefshmërisë Ajrore (ARC)
AACK/DSF/AIW-FRM 012a Kërkesa për aprovimin e programit të mirëmbajtjes së mjetit ajror
AACK/DSF/AIW-FRM 012b Programi i mirëmbajtjes - Lista e përputhshmërisë Pjesa M
AACK/DSF/AIW-FRM 013 Kërkesa për ndarjen e kodit Mode S
AACK/DSF/AIW-FRM 017 Kërkesa për aprovimin e devijimit nga programi i mirëmbajtjes së mjetit ajror
AACK/DSF/AIW-FRM 023a Kërkesa për aprovimin e sistemit të librit teknik të mjetit ajror
AACK/DSF/AIW-FRM 023b Pjesa M - Lista e përputhshmërisë e sistemit të librit teknik
AACK/DSF/AIW/EASA Form 2 Kërkesa për aprovimin e organizatës Pjesa M & Pjesa 145
AACK/DSF/MAI-FRM 004a Kërkesa për aprovimin e kontratës për mirëmbajtje të mjetit ajror
AACK/DSF/MAI-FRM 004b Kontrata për mirëmbajtje - lista e përputhshmërisë Pjesa M
AACK/DSF/MAI-FRM 005a Kërkesa për aprovimin e CAME / MOE / MOM
AACK/DSF/MAI-FRM 005b Lista e përputhshmërisë për Manualin për menaxhimin e vlefshmërisë ajrore të vazhdueshme (CAME - Pjesa M)
AACK/DSF/MAI-FRM 005c Lista e përputhshmërisë për Manualin e organizatës për mirëmbajtje të mjeteve ajrore (MOE - Pjesa 145)
AACK/DSF/MAI-FRM 005d Lista e përputhshmërisë për Manualin e organizatës për mirëmbajtje të mjeteve ajrore (MOM - Pjesa M)
AACK/DSF/AIW/EASA Form 4 Kërkesa për pranimin e personelit menaxhues (EASA Formulari 4)

Tarifat


Raportet


Kontaktet


Bajram Xhemaili

Inspektor i Vlefshmërisë Ajrore

E-mail: bajram.xhemaili@caa-ks.org

Tel: +383 38 248 629 lok.103

 

Matej Krasniqi

Inspektor i Vlefshmërisë Ajrore

E-mail: matej.krasniqi@caa-ks.org

Tel: +383 38 248 629 lok.102