Shërbimet e navigacionit ajror


Departamenti i Shërbimeve të Navigacionit Ajror (SHNA) është përgjegjës për rregullimin, monitorimin, inspektimin, çertifikimin dhe mbikëqyrjen e përgjithshme të sigurisë së Ofruesve të Shërbimeve të Navigacionit Ajror (OSHNA) brenda Republikës së Kosovës. Ky departament siguron që legjislacioni dhe standardet e sigurisë për OSHNA-n të jenë në përputhje me standardet dhe praktikat e rekomanduara të ICAO-së, legjislacionin (acquis) e aviacionit të BE-së, duke përfshirë rregullat e EUROCONTROL-it.

Bazuar në Ligjin 03/L-051 për Aviacionin Civil, AAC-ja është përcaktuar si Autoritet Mbikëqyrës Kombëtar (AMK) siç parashihet me Rregulloren (KE) nr. 549/2004 të Parlamentit Evropian të Këshillit të 10 Marsit 2004, i cili themelon kornizën për krijim të Qiellit të Vetëm Evropian. Departamenti i SHNA-së zbaton të gjitha detyrat dhe obligimet e AMK-së, në emër të AAC-së.

Si i tillë, ky departament është përgjegjës për çertifikimin dhe mbikëqyrjen e vazhdueshme të OSHNA-s brenda Republikës së Kosovës, e cila ofrom Shërbimet si më poshtë:

  • Kontrollin e Trafikut Ajror (KTA);
  • Komunikimin, Navigacionin dhe Vëzhgimin (KNV);
  • Shërbimin e Informatave Aeronautike (SHIA); dhe
  • Shërbimin Meteorologjik (MET).

Për më shumë, departamenti i SHNA-s është përgjegjës për Çertifikimin e Organizatave Trajnuese të cilat ofrojnë trajnime fillestare dhe rifrekuese për Kontrollorë të Trafikut Ajror (KTA) dhe mbikëqyrjen e vazhdueshme të sistemit trajnues të vendosur për të mbajtur kompetencën e KTA-ve. Departamenti i SHNA-së është përgjegjës për licencimin e KTA-ve dhe për aprovimin e planit të trajnimeve të njësisë dhe skemat e kompetencës të njësisë.

Departamenti i SHNA-së siguron që informatat aeronautike janë të publikuara në dokumentin Publikimi i Informatave Aeronautike të Kosovës (PIA) dhe janë të vendosura për përdorim nga operatorët të cilët operojnë në hapësirën e Kosovës.

Rregulloret


02-2020 Përcaktimi i kërkesave të përdorimit të hapësirës ajrore dhe procedurat e operimit në lidhje me navigimin e bazuar në performancë
04-2019 Mbi vendosjen e kërkesave për ndarjen e kanaleve të komunikimit me zë për Qiellin e Vetëm Europian
07-2018 E cila përcakton kërkesat për identifikimin e avionëve për survejim për qiellin e vetëm evropian
05-2018 Për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores nr. 02/2015 për tarifat e ngarkuara nga Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës
03-2018 Për përcaktimin e kërkesave për performancën dhe interoperatibilitetin e mbikëqyrjes (survejimit) për qiellin e vetëm evopian
01-2018 Mbi Kërkesat Për Ofruesit E Shërbimeve Në Lidhje Me Trajnimin Dhe Vlerësimin E Kompetencës Për Personelin E Elektronikës Të Sigurisë Të Trafikut Ajror (ATSEP)
01-2018 Mbi kërkesat për ofruesit e shërbimeve në lidhje me trajnimin dhe vlerësimin e kompetencës për personelin e elektronikës të sigurisë të trafikut ajror (ATSEP)
19/2017 Që përcakton kërkesat teknike dhe procedurat administrative në lidhje me licencat dhe certifikatat e kontrollorëve të trafikut ajror
11-2017 Përcaktimi i listës që klasifikon ndodhitë në aviacionin civil që detyrimisht raportohen në bazë të Rregullores së AAC-së nr. 09/2017
09-2017 Raportimi, analiza dhe përcjellja e ndodhive në aviacionin civil
08-2017 Rregullat e përbashkëta për menaxhimin e fluksit të trafikut ajror
03-2016 Përcaktimi i skemës së përbashkët të tarifave për shërbimet e navigacionit ajror
01-2016 Plotësimi i Rregulloreve nr. 8/2009, 9/2009, 10/2009 dhe 11/2009
08-2015 Kërkesat e cilësisë së të dhënave dhe informatave aeronautike për qiellin e vetëm evropian
02-2015 Tarifat e ngarkuara nga AACK (e ndryshuar dhe plotësuar me Rregulloren Nr. 5/2018)
09-2014 Hartat aeronautike
02-2014 Zbatimi i Aneksit 3 në Konventën Ndërkombëtare mbi Aviacionin Civil për Shërbime Meteorologjike
05-2013 Zbatimi i Shtojcës 15 në Konventën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil për AIS
04-2013 Zbatimi i Aneksit 11 në Konventën Ndërkombëtare për Aviacionin Civil mbi ATS
07-2012 Kushtet për ofrimin e shërbimeve të navigacionit ajror
06-2012 Mbikëqyrja e sigurisë në menaxhimin e trafikut ajror dhe shërbimet e navigacionit ajror
05-2012 Rregullat për licencën e kontrollorëve të trafikut ajror dhe certifikimet tjera
10-2011 Aprovimi i procedurave te fluturimit duke perfshire SID dhe STAR
08-2011 Autorizimet dhe kredencialet e inspektoreve
07-2011 Tarifat e ngarkuara nga AACK, shfuqizuar nga Rregullorja 02/2015
03-2011 Kalibrimi i instalimeve aeronautike nga ajri
18-2010 Rregullat e përbashkëta për përdorimin fleksibil të hapësirës ajrore
17-2010 Krijimi i një ndërmarrje të përbashkët për SESAR
16-2010 Vendosja e kërkesave për aplikimin e protokolit për transmetimin e porosive të fluturimit
15-2010 Vendosja e kërkesave për procedurat e planeve të fluturimit në fazën e para-fluturimit në QVE
13-2010 Amandamenti i Rregullores 4-2008 - shfuqizuar me Rregullorën 5/2012
12-2010 Certifikimi i ofruesit te sherbimeve te navigimit ajror
07-2010 Vendosja e kërkesave mbi ndarjen e kanaleve të komunikimit ajër-tokë për QVE
06-2010 Mbi vendosjen e kërkesave për aplikimin e sistemeve automatike për transmetimin e porosive të fluturimit
14-2009 Vendosja e sistemit për garantimin e sigurisë së softuer-it që duhet të implementohet nga OSHNA
13-2009 Mbikëqyrja e sigurisë në menaxhimin e trafikut ajror - shfuqizuar me Rregullorën nr. 6/2012
12-2009 Kërkesat e përbashkëta për ofrimin e shërbimeve të navigacionit ajror - shfuqizuar me Rregullorën nr. 7/2012
11-2009 Ndërveprueshmëria e rrjetit të menaxhimit të trafikut ajror evropian - Plotësuar nga Rregullorja 01/2016
10-2009 Organizimi dhe shfrytezimi i hapësirës ajrore në Qiellin e Vetëm Evropian - Plotësuar nga Rregullorja 01/2016
09-2009 Ofrimi i shërbimeve të navigacionit ajror në Qiellin e Vetëm Evropian - Plotësuar nga Rregullorja 01/2016
08-2009 Vendosja e kornizës për krijimin e Qiellit të Vetëm Evropian - Plotësuar nga Rregullorja 01/2016
01-2009 Raportimi i ndodhive ne aviacionin civil (shfuqizuar nga Rregullorja nr. 09/2017)
04-2008 Licenca e kontrollit te trafikut ajror - shfuqizuar me Rregullorën nr. 5/2012

Publikimet Teknike


TP 32 Operational Concept Document
AACK-SSP-MAN Programi Shtetëror i Sigurisë së Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës
TP 26 Safety Management System (SMS) for Service Providers (eng)
TP 15 SAM – System Safety Assesment
TP 13 SAM – Functional Hazard Identification
TP 12 Air Navigation System Safety Assessment Methodology – SAM

Formularët


AACK-SHNA-NSA FRM 6 Aplikacion për Licencë të Kontrollorit të Trafikut Ajror
AACK-SHNA-NSA FRM 2 ANSP change notification

Tarifat


Raportet


Kontaktet