Operimet ajrore


Operatorët ajrorë vendorë që dëshirojnë të angazhohen në operimet ajrore në Republikën e Kosovës duhet të marrin dhe posedojnë Certifikatën e vlefshme të operatorit ajror (AOC) të lëshuar nga AAC-ja.

Për të marrë certifikatat dhe licencat e nevojshme, operatorët ajrorë duhet t’i përmbushin kushtet ligjore dhe operacionale të specifikuara nga legjislacioni i Kosovës, i BE-së dhe i ICAO-së. AAC-ja është gjithashtu autoriteti përgjegjës për ndjekjen dhe procedimet administrative nëse nuk përmbushet legjislacioni relevant.

Sektori i operimeve të fluturimit mbikëqyr operatorët ajrorë përmes vlerësimeve të operimeve të përgjithshme të fluturimit, duke përfshirë manualet e operimit dhe sistemet e cilësisë. Të gjitha licencat për operimet e fluturimit janë subjekt i aprovimit dhe kontrollit të këtij Sektori. Sektori i operimeve të fluturimit mbikëqyr aviacionin komercial dhe privat, kryen vlerësime të fluturimeve teknike si dhe vlerësime teknike të mjeteve ajrore të Kosovës dhe të huaja. Për më tepër, inspektorët e operimeve monitorojnë fluturime të veçanta dhe verifikojnë nëse ato realizohen në përputhje me rregullat në fuqi.

Certifikimi aplikohet për kompanitë komerciale të aviacionit në përputhje me dispozitat e Rregullores nr. 4/2015 (Operimet ajrore). Ai përfshin funksionet që lidhen me:

  • Lëshimin, zgjatjen e vlefshmërisë dhe ndryshimet e Certifikatës së operatorit ajror dhe aprovimet speciale përkatëse (CAT II, CAT III, LVTO, MNPS, ETOPS, RNAV, RNP, mallrat e rrezikshme, trajnimi fillestar i sigurisë i ekuipazhit të kabinës dhe vërtetimi);
  • Lëshimin e aprovimeve për operimet jo-komerciale me mjet ajror kompleks të shtyrë me motor (NCC) / operimeve të specializuara (SPO);
  • Lëshimin e aprovimeve për operimet jo-komerciale me mjet ajror kompleks, tjetër përveç me motor (NCO);
  • Lëshimin e aprovimeve për operimet jo-komerciale me mjet ajror përveç atyre me motor;
  • Implementimin e monitorimit të vazhdueshëm të përmbushjes së kushteve të përcaktuara dhe mbikëqyrjen e sigurisë së operimeve;
  • Vlerësimin e sigurisë së mjeteve të huaja ajrore (SAFA).
  • Bashkëpunimin me Ministrinë e Infrastrukturës të Republikës së Kosovës në procedurat për lëshimin e licencës së operimit për transportuesit komercialë ajrorë të regjistruar në Republikën e Kosovës;

Ky sektor gjithashtu përmban të gjitha informacionet relevante për operimet komerciale me helikopter dhe bazën përkatëse ligjore.

Për aplikim sa më korrekt të legjislacionit përkatës është esenciale të dihet definicioni i mjetit ajror kompleks të shtyrë me motor, e cili është me sa vijon:

aeroplan:

  • me peshë maksimale të certifikuar të ngritjes e cila kalon 5 700 kg, apo
  • i certifikuar për konfigurim të ulëseve për më tepër se nëntëmbëdhjetë pasagjerë, apo
  • i certifikuar për operime me ekuipazh minimal prej së paku dy pilotëve, apo
  • i pajisur me motor turboreaktiv apo më tepër se një motor turbopropeler.

helikopter:

  • me peshë maksimale të ngritjes më të madhe se 3 175 kg, apo
  • i certifikuar për konfigurim të ulëseve për më tepër se nëntë pasagjerë, apo
  • për operime me ekuipazh prej se paku dy pilotëve.

mjet ajror me rotor të lëvizshëm.

Rregulloret


05-2023 për ndryshimin e Rregullores (AAC) nr. 12/2015 në lidhje me listën e transportuesve ajrorë të cilëve u është ndaluar të operojnë ose i nënshtrohen kufizimeve operacionale brenda Republikës së Kosovës
06-2022 Që ndryshon dhe korrigjon Rregulloren (AAC) nr. 01/2019 që përcakton kërkesat teknike dhe procedurat administrative në lidhje me operimet ajrore në bazë të Rregullores së AAC-së nr. 03/2009, në lidhje me kërkesat për planifikimin dhe menaxhimin e karburantit/energjisë, dhe në lidhje me kërkesat për programet mbështetëse dhe vlerësimin psikologjik të ekuipazhit të fluturimit, si dhe testimin e substancave psikoaktive
07-2021 për ndryshimin e Rregullores (AAC) nr. 01/2019 në lidhje me kërkesat për kompetencën e ekuipazhit të fluturimit dhe metodat e trajnimit dhe shtyrjen e datave të zbatimit të masave të caktuara në kontekstin e pandemisë COVID-19
05-2021 Për ndryshimin e Rregullores (AAC) nr. 04/2020 për kushtet dhe metodat e transportit të mallrave të rrezikshme përmes ajrit
06-2020 Kushtet dhe mënyra e përdorimit të paraglajdëve dhe deltaplanëve
04-2020 Për kushtet dhe metodat e transportit të mallrave të rrezikshme përmes ajrit
03-2020 Për ndryshimin e Rregullores (AAC) nr. 12/2015 për sa i përket listës së transportuesve ajrorë të cilët janë të ndaluar të operojnë ose janë subjekt i kufizimeve operacionale brenda Republikës së Kosovës
08-2019 Përcaktimi i rregullave të hollësishme për operimin e balonave në përputhje me Rregulloren (AAC) nr. 3/2009
07-2019 Ndryshimi i Rregullores (AAC) nr. 4/2017 sa i përket fshirjes së shablloneve për autorizimet e lëshuara për operatorët e vendeve të treta dhe për specifikimet e ndërlidhura
01-2019 Përcaktimi i kërkesave teknike dhe procedurave administrative në lidhje me operimet ajrore në bazë të Rregullores së AAC-së nr. 03/2009
02-2018 Ndryshimi dhe plotësimi i Rregullores nr. 1/2012 për kushtet dhe mënyren e përdorimit të deltaplanëve dhe paraglajdëve
10-2017 Ndryshimi i Rregullores së AAC-së nr. 04/2015 në lidhje me operimet nga transportuesit ajrorë të Bashkimit Evropian të mjeteve ajrore të regjistruar në një vend të tretë
09-2017 Raportimi, analiza dhe përcjellja e ndodhive në aviacionin civil
04-2017 Përcaktimi i kërkesave teknike dhe procedurave administrative lidhur me operimet ajrore të operatorëve të vendeve të treta në pajtim me Rregulloren e AAC-së nr. 3/2009
02-2017 Përcaktimi i kërkesave për përdorimin e hapësirës së përbashkët ajrore dhe procedurat operative për shmangien e përplasjeve në ajër
01-2017 Sistemet e mjeve ajrore pa pilot (SAP)
04-2015 Rregullore mbi kerkesat teknike dhe procedurat administrative ne lidhje me operimet ajrore - Ndryshuar nga 10/2017, 14/2017 dhe 15/2017
01-2015 Rregullore për ndryshimin e Rregullores nr. 8/2014 për kushtet dhe mënyrën e transportimit të mallrave të rrezikshme përmes ajrit
08-2014 Kushtet dhe menyra e transportit te mallrave te rrezikshme permes ajrit - Ndryshuar nga Rregullorja 01/2015
07-2014 Operimi i mjeteve ajrore (Shtojca 6 e ONAC)
03-2014 Ngritja dhe aterrimi i helikopterëve jashtë zonave të aerodromeve
06-2013 Rregullat në ajër
01-2012 Kushtet dhe menyra e perdorimit te deltaplaneve dhe paraglajdeve

Publikimet Teknike


TP 31 Katalogu i pyetjeve të testit të njohurisë për operim me Sistem të mjetit ajror pa pilot (SAP)
TP 29 Certifikata e Operatorit Ajror (COA) Variantet/Rishikimet/Ndryshimet
TP 07 Certifikata e Operatorit Ajror (COA) – Certifikimi i Parë
TP 09 SMS Guidance Material for the Development of SMS Policy Manual

Formularët


AACK-DSF-OPS-FRM 33 Air Operator Certificate (AOC) – Variation/ Revision/Change
AACK-DSF-GAT-FRM 22 Application form for GAT VFR approval
AACK-DSF-OPS-FRM 01 Application for an Air Operator Certificate (AOC)
CAAK-EASA Form 4 Details of Management Personnel
FRM 03 Application for ETOPS Approval
FRM 02 Application for RNAV Approval
FRM 01 Application for RVSM Approval

Tarifat


Raportet


11-2018 Për konsultimin publik të palëve të interesit

Kontaktet