Transporti ajror komercial (CAT)


Transporti ajror komercial nënkupton transportin e udhëtarëve, ngarkesave dhe/apo postës kundrejt një shpërblimi apo mënyre tjetër të kompensimit.

Transporti ajror komercial mund të kryhet nga një operator ajror i cili mbanë Certifikatë të Operatorit Ajror (AOC) të lëshuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil i Republikës së Kosovës dhe Licencës së Operimit (OL) të lëshuar nga Ministria e Infrastrukturës. Për të marrë një Certifikatë të operatorit ajror, një operator duhet të plotësojë një proces të plotë siç përshkruhet në Publikimin Teknik (TP-07) në mënyrë që të përmbushë kërkesat e AACK-së si dhe dëshmojë që është kompetent për të siguruar funksionim te sigurt të mjetit ajror.

Pas lëshimit të Certifikatës së operatorit ajror dhe Licencës së operimit, operatorët ajrorë janë subjekt i mbikëqyrjes të rreptë nga ana e AACK-së, në mënyrë të përcaktimit të përputhjes së plotë me rregulloret e fushës së sistemit të menaxhimit, kontrollit operacional, operimeve të fluturimit dhe shumë fushave të tjera.

Rregulloret


05-2020 Për rregullat e përbashkëta në fushën e aviacionit civil dhe themelimin e Agjencisë së Bashkimit Evropian për Sigurinë e Aviacionit dhe ndryshimin e Rregullores (AAC) nr. 10/2015 dhe shfuqizimin e Rregullores (AAC) nr. 11/2009, Rregullores (AAC) nr. 03/2009 dhe Rregullores (AAC) nr. 6/2009
10-2017 Ndryshimi i Rregullores së AAC-së nr. 04/2015 në lidhje me operimet nga transportuesit ajrorë të Bashkimit Evropian të mjeteve ajrore të regjistruar në një vend të tretë
09-2017 Raportimi, analiza dhe përcjellja e ndodhive në aviacionin civil

Publikimet Teknike


Formularët


AACK-DSF-OPS-FRM 33 Air Operator Certificate (AOC) – Variation/ Revision/Change

Tarifat


Raportet


Kontaktet