Mallrat e rrezikshme


Mallrat e rrezikshme janë artikuj ose substanca të cilat janë në gjendje të paraqesin rrezik për shëndetin, sigurinë, pronën ose mjedisin dhe të cilat janë të paraqitura në listën e mallrave të rrezikshme në Instruksionet Teknike të ICAO-së, apo të cilat janë të klasifikuara sipas këtyre Instruksioneve.

Shumë artikuj të zakonshëm, të cilët përdoren çdo ditë në shtëpi apo në vendin e punës, mund të duken të parrezikshëm, mirëpo kur transportohen përmes ajrit mund të jetë shumë të rrezikshëm. Gjatë fluturimit, ndryshimet në temperaturë dhe shtypje të ajrit mund të shkaktojnë që këta artikuj të rrjedhin, të gjenerojnë gazra toksike apo të shkaktojnë zjarr.

Departamenti i Sigurisë së Fluturimeve është përgjegjës për aprovimin dhe mbikëqyrjen e vazhdueshme të përputhshmërisë të kompanive ajrore dhe organizatave të përfshira në transportin e mallrave të rrezikshme përmes ajrit.

Transporti i mallrave të rrezikshme përmes ajrit rregullohet sipas Rregullores nr. 8/2014 për transportin e mallrave të rrezikshme përmes ajrit, Shtojcës 18 të ICAO-s, si dhe Dokumentit 9284 të ICAO-s — Instruksionet teknike për transportim të sigurt të mallrave të rrezikshme përmes ajrit.

Implementimi i suksesshëm i legjislacionit për transportin e sigurt të mallrave të rrezikshme përmes ajrit dhe i objektivave të tij në masë të madhe varet nga kuptimi i rreziqeve të ndërlidhura nga të gjithë individët e përfshirë dhe nga kuptimi i detajuar i legjislacionit. Kjo mund të arrihet vetëm përmes programeve fillestare dhe periodike të trajnimit, të planifikuara dhe udhëhequra siç duhet, për të gjithë personat e përfshirë në transportin e mallrave të rrezikshme.

Është përgjegjësi e operatorëve për të siguruar që programet fillestare dhe periodike të trajnimit të themelohen, udhëhiqen dhe të aprovohen nga AAC-ja duke përmbushur kërkesat minimale të trajnimit sipas Publikimit Teknik (TP-17) për aprovimin e programeve të trajnimit të mallrave të rrezikshme. Programet fillestare dhe periodike të trajnimit duhet të themelohen dhe udhëhiqen nga ose në emër të:

dërguesve të mallrave të rrezikshme, duke përfshirë paketuesit dhe personat ose organizatat që marrin përsipër përgjegjësitë e dërguesve;

  • operatorëve,
  • agjencive të trajtimit në tokë, të cilat në emër të operatorit kryejnë veprimet e pranimit, trajtimit, ngarkimit, shkarkimit, transferimit ose procesimit tjetër të ngarkesave apo postës,
  • agjencive të trajtimit në tokë, të vendosura në aeroporte të cilat në emër të operatorit kryejnë veprimet e pranimit dhe përcjelljes së udhëtarëve,
  • agjencive që nuk janë të vendosura në aeroporte, të cilat në emër të operatorit, kryejnë veprimet e regjistrimit (check-in) të udhëtarëve;
  • shpediterëve të mallrave,
  • agjencive të angazhuara në skenimin e sigurimit të udhëtarëve dhe valixheve të tyre, dhe
  • operatorit postar të emëruar,

duke i përmbushur përgjegjësitë e tyre nga aspekti i mallrave të rrezikshme për të siguruar plotësimin e kërkesave të Rregullores nr. 8/2014 për transportin e mallrave të rrezikshme përmes ajrit.

 

Rregulloret


05-2021 Rregullore (AAC) nr. 05/2021 për ndryshimin e Rregullores (AAC) nr. 04/2020 për kushtet dhe metodat e transportit të mallrave të rrezikshme përmes ajrit
04-2020 Për kushtet dhe metodat e transportit të mallrave të rrezikshme përmes ajrit
09-2017 Raportimi, analiza dhe përcjellja e ndodhive në aviacionin civil
01-2015 Rregullore për ndryshimin e Rregullores nr. 8/2014 për kushtet dhe mënyrën e transportimit të mallrave të rrezikshme përmes ajrit
08-2014 Kushtet dhe menyra e transportit te mallrave te rrezikshme permes ajrit - Ndryshuar nga Rregullorja 01/2015

Publikimet Teknike


TP 23 Kushtet dhe mënyra e transportimit të mallrave të rrezikshme përmes ajrit
TP 17 Approval of Dangerous Goods Training Programmes

Formularët


AACK/DSF/DG-FRM 01 Aplikacion për aprovimin/lirimin e bartjes së mallrave të rrezikshme nën rrethana të veçanta
AACK/DSF/DG-FRM 02 Aplikacion për leje për bartjen e armëve, municionit, eksplozivëve, gazrave të dëmshme ose helmuese, karburanteve nukleare dhe materialeve radioaktive
AACK/DSF/DG-FRM 03 Aplikacion për lëshimin/ripërtëritjen e certifikatës për mallrat e rrezikshme
AACK/DSF/DG-FRM 04 Aplikacion për pranimin e koordinatorit për mallrat e rrezikshme
AACK/DSF/DG-FRM 05 Aplikacion për certifikimin e ofruesve të trajnimit
AACK/DSF/DG-FRM 06 Aplikacion për aprovimin e programit të trajnimit për mallrat e rrezikshme
AACK/DSF/DG-FRM 07 Aplikacion për alokimin e numrave të regjistrimit të pjesëmarrësve
AACK/DSF/DG-FRM 08 Aplikacion për pranimin e instruktorit për mallrat e rrezikshme
AACK/DSF/DG-FRM 09 Raport për transportin e mallrave të rrezikshme
AACK/DSF/DG-FRM 10 Aplikacion për aprovimin e transportit të mallrave të rrezikshme përmes ajrit
AACK/DSF/DG-FRM 11 Aplikacion dhe listë kontrolluese për aprovimin e segmentit të mallrave të rrezikshme të manualit të operimeve

Tarifat


Raportet


Kontaktet


Bajram Xhemaili

Inspektor i Vlefshmërisë Ajrore

E-mail: bajram.xhemaili@caa-ks.org

Tel: +383 38 248 629 lok.103

 

Matej Krasniqi

Inspektor i Vlefshmërisë Ajrore

E-mail: matej.krasniqi@caa-ks.org

Tel: +383 38 248 629 lok.102