Transporti ajror komercial (CAT)


Transporti ajror komercial nënkupton transportin e udhëtarëve, ngarkesave dhe/apo postës kundrejt një shpërblimi apo mënyre tjetër të kompensimit.

Transporti ajror komercial mund të kryhet nga një operator ajror i cili mbanë Certifikatë të Operatorit Ajror (AOC) të lëshuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil i Republikës së Kosovës dhe Licencës së Operimit (OL) të lëshuar nga Ministria e Infrastrukturës. Për të marrë një Certifikatë të operatorit ajror, një operator duhet të plotësojë një proces të plotë siç përshkruhet në EASA Easy Access Rules Air Operations në mënyrë që të përmbushë kërkesat e AACK-së si dhe dëshmojë që është kompetent për të siguruar funksionim te sigurt të mjetit ajror.

Pas lëshimit të Certifikatës së operatorit ajror dhe Licencës së operimit, operatorët ajrorë janë subjekt i mbikëqyrjes të rreptë nga ana e AACK-së, në mënyrë të përcaktimit të përputhjes së plotë me rregulloret e fushës së sistemit të menaxhimit, kontrollit operacional, operimeve të fluturimit dhe shumë fushave të tjera.

Rregulloret


10-2017 Ndryshimi i Rregullores së AAC-së nr. 04/2015 në lidhje me operimet nga transportuesit ajrorë të Bashkimit Evropian të mjeteve ajrore të regjistruar në një vend të tretë
09-2017 Raportimi, analiza dhe përcjellja e ndodhive në aviacionin civil

Publikimet Teknike


AIR OPS EASA Easy Access Rules Air Operations

Formularët


AACK-DSF-OPS-FRM 33 Air Operator Certificate (AOC) – Variation/ Revision/Change

Tarifat


Raportet


Kontaktet