Kontrollorët e trafikut ajror


AAC-ja garanton për kompetencën dhe kualifikimet e kontrollorëve të trafikut ajror (KTA), siç kërkohet nga Rregullorja nr. 5/2012 e AAC-së që transpozon Rregulloren nr. 805/2011 të Komisionit Evropian mbi Licencimin e KTA-ve. Çdo person që dëshiron të ofrojë shërbime të KTA-së, duhet të ketë licencë të kontrollorit, e cila përfshin vlerësim të gradimit korrespondues me detyrën. Licencat e KTA-ve lëshohen nga AAC-ja duke u bazuar në përfundimin e kurseve të aprovuara të trajnimeve, ekzaminimeve dhe vlerësimeve të duhura.

Gradimet tregojnë llojin e shërbimit të KTA-së, i cili mund të ofrohet, ndërsa vlerësimi përkatës i gradimit tregon detyrat e specializuara në kuadër të këtyre gradimeve, në raste edhe për pajisjet e përdorura për të ofruar shërbime. Përveç kësaj, mbajtësit i licencës KTA mund t’i jepen vlerësime shtesë, siç mund të jetë ai për instruktor në vendin e punës (OJT) dhe ekzaminer, pasi që të jenë përmbushur kërkesat relevante dhe pasi të jenë përfunduar trajnimet e duhura.

Vlerësimet e njësisë tregojnë që mbajtësi i licencës është kompetent të ofrojë shërbime të kontrollit të trafikut ajror për një sektor të caktuar, grup të sektorëve ose pozitave të punës nën përgjegjësinë e njësisë së shërbimeve të trafikut ajror. Vlerësimet e njësisë përtërihen çdo 12 muaj, pasi që mbajtësi i licencës së njësisë KTA dërgon evidencë tek AAC-ja në lidhje me vlerësimin e kompetencës dhe përmbushjen e kërkesave përkatëse.

AAC-ja u lëshon gjithashtu licenca për “KTA student” individëve të cilët në mënyrë të suksesshme kanë përfunduar kursin fillestar të aprovuar të trajnimit relevant me gradimin dhe vlerësimin e gradimit, për të cilin ka aplikuar. Studenti KTA mund të ofroj shërbime KTA vetëm nën mbikëqyrjen e një instruktori OJT.

 

Suspendimi dhe tërheqja e licencës KTA

AAC-ja mund të suspendojë një licencë KTA, gradim ose vlerësim nëse kompetenca e kontrollorit të trafikut ajror është “në dyshim” ose në raste të shkeljeve.

AAC-ja mund të tërheqë licencën KTA në rast të pakujdesisë ose abuzimit.

 

 

 

 

Rregulloret


05-2015 qe percakton kerkesat teknike dhe procedurat administrative ne lidhje me personelin e ekuipazhit ajror te aviacionit

Publikimet Teknike


Formularët


Tarifat


Raportet


Kontaktet