Mjekësia e aviacionit


Mjekësia e aviacionit paraqet një komponentë të rëndësishme të sigurisë së aviacionit.

Sektori i Mjekësisë së Aviacionit (AMS) i Departamentit të Sigurisë së Fluturimeve përcakton përshtatshmërinë mjekësore të personelit të aviacionit me qëllim të kryerjes së detyrave të tyre profesionale në mënyrë të sigurt. AMS ka një rëndësi të madhe sepse kontribuon në sigurinë e fluturimeve, në të njëjtën kohë ndihmon edhe në ruajtjen e shëndetit të pilotëve gjatë karrierës së tyre të fluturimit dhe kontrollorëve të trafikut ajror.

Sektori i mjekësisë së aviacionit (AMS) mbikëqyr Qendrat Mjekësisë së Aviacionit (AeMC) dhe Ekzaminuesit e Mjekësisë së Aviacionit (AME). Ky sektor poashtu shërben si shkallë e parë për rishikimet në rastet e dallimeve ndërmjet pilotëve/kontrollorëve dhe AME-ve.

Me qëllim të lëshimit dhe mbajtjes valide të licencave të tyre, pilotët dhe kontrollorët e trafikut ajror janë të detyruar t’u nënshtrohen ekzaminimeve periodike mjekësore. AMS përcakton kushtet për lëshimin, validimin apo ripërtrirjen e certifikatave mjekësore të nevojshme për ushtrimin e privilegjeve të licencës së pilotit, kontrollorit të trafikut ajror apo pilotëve student.

Kërkesat mjekësore për licencë të pilotit të mjetit ajror të lehtë (LAPL), licencë të pilotit privat (PPL), licencë të pilot për planer (SPL), licencë të pilotit të balonës (BPL), licencë të pilotit komercial (CPL), licencë të pilotit me ekuipazh të shumëfisht (MPL) ose licencë të pilotit të transportit ajror (ATPL), licencë të pilotit të deltaplanëve dhe paraglajdëve, licencë të pilotit të parashutës, si dhe atestimi i ekuipazhit të kabinës, janë të përshkruara në Rregulloren nr. 5/2015, e cila përcakton kërkesat teknike dhe procedurat administrative në lidhje me personelin e ekuipazhit ajror të aviacionit.

Kërkesat mjekësore për licencë të kontrollorit të trafikut ajror (ATCO) janë të përshkruara në Rregulloren nr. 5/2012 mbi rregullat për licencat e kontrollorëve të trafikut ajror dhe certifikimet tjera.

Aplikuesit dhe bartësit e licencës të pilotit të mjetit ajror të lehtë (LAPL) duhet të posedojnë të paktën një certifikatë mjekësorë për LAPL.

Aplikuesit dhe bartësit e licencës të pilotit privat (PPL), licencës të pilotit për planer (SPL) dhe licencës të pilotit të balonës (BPL) duhet të posedonjë certifikate mjekësore të Klasës 2.

Aplikuesit dhe bartësit e licencës të pilotit për planer (SPL) apo balonë (BPL), të involvuar në operime komerciale me planer ose balonë, duhet të posedojnë të paktën një certifikatë mjekësore të Klasës 2.

Nëse privilegjet e fluturimit gjatë natës i janë shtuar licencës PPL ose LAPL, bartësi i licencës duhet të dallojë ngjyrat.

Aplikuesit dhe bartësit e licencës komerciale për pilot (CPL), licencës së pilotit për ekuipazh të shumëfisht (MPL) ose licencës për pilot të transport ajror (ATPL) duhet të posedojnë certifikatë mjekësore të Klasës 1.

Aplikuesit dhe bartësit e licencës së kontrollorit të trafikut ajror (ATCO) duhet të posedojnë certifikatë mjekësore të Klasës 3.

Raportet e të gjitha ekzaminimeve mjekësore të kryera në ekuipazhet e licencuara të fluturimit në Republikën e Kosovës, duke përfshirë këtu edhe ato të kryera jashtë Kosovës nga Ekzaminuesit e Mjekësisë së Aviacionit, duhet të dorëzohen në AMS të AAC-së për vlerësim me qëllim të certifikimit mjekësor.

Në raste të dyshimit apo informacionit jo të plotë për një çështje të caktuar, AMS-ja mund të kërkojë nga aplikuesi të sigurojë informacione të tjera specialistike.

 

Qendrat e Mjekësisë së Aviacionit (AeMC):

Qendrat e mjekësisë së aviacionit janë organizata të certifikuara për ekzaminime mjekësore të  personelit përkatës të aviacionit si dhe lëshimin e certifikatave mjekësore në përputhje me dispozitat e Rregullores nr. 5/2015 (Rreg. BE 1178/2011).

Qendra e certifikuar e mjekësisë së aviacionit (AeMC) në Republikën e Kosovës është:

 

Instituti Kombëtar i Mjekësisë së Punës

Rruga Nëna Terezë nr. 1
50000 Gjakovë
Republika e Kosovës
Tel: +38 1 (0)390 321  988
Fax: +38 1 (0)390 327  787
E-mail: info@impk-gjakova.org

 

Ekzaminerët e Autorizuar Mjekësor (AME):

Ekzaminerët e autorizuar mjekësorë janë mjekë të certifikuar për ekzaminimin mjekësor të gjendjes shëndetësore të personelit përkatës të aviacionit si dhe lëshimin e certifikatave mjekësore në përputhje me dispozitat e Rregullores nr. 5/2015 (Rreg. BE 1178/2011) dhe Rregullores nr. 5/2012 mbi rregullat për licencat e kontrollorëve të trafikut ajror dhe certifikimet tjera.

Ekzaminerët e autorizuar mjekësorë (AME) të certifikuar në Republikën e Kosovës janë:

Dr. Naim Bardiqi

Aprovimi për AME nr. AME/KS/01
Bardh i Madh
12060 Fushë Kosovë
Republika e Kosovës
Tel: +377 (0)44 999 899
Fax: +381 (0)38 211 009
E-mail: n_bardiqi@hotmail.com

Dr. Driton Avdiu

Miratimi për AME nr. AME/KS/02
Rruga Imzot Nikë Prelaj
E-30/H-I Nr.24
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës
Tel: +377 (0)44 126 451
Fax: +381 (0)38 211 009
E-mail: d_avdiu@yahoo.com

Dr. Luan Perçuku
Miratimi për AME nr. AME/KS/03
Lagja Mati – I Nr. 71
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës
Tel: +377 (0)44 196 786
Fax: +381 (0)38 211 009
E-mail: luan.percuku@gmail.com

Rregulloret


05-2015 qe percakton kerkesat teknike dhe procedurat administrative ne lidhje me personelin e ekuipazhit ajror te aviacionit
01-2010 Rregullorja mbi kërkesat mjekësore për licencimin e ekuipazhit të fluturimit (JAR-FCL3) - shfuqizuar me Rregulloren nr. 5/2015

Publikimet Teknike


TP 26 Sistemi i menaxhimit të sigurisë (SMS) - Udhëzues për Qendrat Aeromjekësore (AeMC)

Formularët


AACK-DSF-MED-FRM 03 Kërkesë për rishqyrtimin e aftësisë shëndetësore
CAAK.FSD.AMS-FRM 002 INSTRUCTION PAGE FOR COMPLETION OF THE MEDICAL APPLICATION FORM
CAAK.FSD.AMS-FRM 001 Application form Medical Check
AACK-DSF-AMS-AME-01 Kërkesë për aprovim për ekzaminues të autorizuar mjekësor (AME)
AACK-DSF-MED-FRM 11 Raporti mjekesor për CC

Tarifat


Raportet


Kontaktet


Dr. Driton Avdiu

Vlerësues i Autorizuar Mjekësor

E-mail: driton.avdiu@caa-ks.org

Tel: +383 38 248 629 lok.119