Emir Hiseni
U.D. Drejtor
Tel: +383 38 200 74 266
emir.hiseni@caa-ks.org
Minir Istrefi
Inspektor i aerodromeve
Tel: +383 38 200 74 267
minir.istrefi@caa-ks.org
Shërbimet në tokë përfshijnë të gjitha shërbimet e nevojshme të një avioni gjatë periudhës së qëndrimit në tokë. Disa kompani ajrore këto shërbime i marrin nga kompani të dyta që i ofrojnë këto shërbime, disa tjera preferojnë që edhe këto shërbime t’i kryejnë vetë. Shërbimet në tokë përfshijnë: shërbimet në platformë, shërbimet e udhëtarëve, shërbimi për kargo dhe postë, kontrolli i ngarkesës / balancimi i peshës (‘load control’), shërbimi i avionëve etj.
Me qëllim të përcaktimit të rregullave dhe procedurave që rregullojnë qasjen në tregun e shërbimeve në tokë në Republikën e Kosovës, në përputhje me Marrëveshjen Shumëpalëshe për Hapësirën e Përbashkët Evropiane të Aviacionit dhe kërkesat nga Direktiva e Këshillit të BE-së nr. 96/67/EC për qasje në tregun e shërbimeve në tokë, AAC-ja ka nxjerr Rregulloren nr. 4/2011 për qasje në tregun e shërbimeve në tokë. Sipas kësaj rregulloreje, çdo furnizues i shërbimeve në tokë duhet të aplikojë në AAC për aprovim.
Për më shumë, AAC-ja ka publikuar TP – 16 “Kriteret dhe procedurat për lëshimin e aprovimit të shërbimeve në tokë”. Kriteret janë të natyrës së sigurisë dhe asaj financiare, prandaj Departamenti i Aerodromeve dhe Departamenti për Bashkëpunim dhe Rregullim Ekonomik të Aviacionit në kuadër të AAC-së janë përgjegjëse për vlerësimin e të gjitha kërkesave për miratim të shërbimeve tokësore në aerodromet e Republikës së Kosovës.
| 10-2021 | për ndryshimin e Rregullores (AAC) Nr. 17/2017 në lidhje me kushtet dhe procedurat për deklarimin nga organizatat përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve të menaxhimit të platformës |
| 05-2019 | Ndryshimi dhe plotësimi i Rregullores nr. 4/2011 për qasjen në tregun e shërbimeve në tokë |
| 04-2011 (konsoliduar) | Rregullore 04/2011 amenduar me Rregulloren 05/2019 (versioni i konsoliduar) |
| 04-2011 | Qasja ne tregun e sherbimeve ne toke |
| AACK-AGA-FRM 11 | Formular aplikimi për aprovim si furnizues i shërbimeve në tokë apo si vetëshërbyes |
Emir Hiseni
U.D. Drejtor
Tel: +383 38 200 74 266
emir.hiseni@caa-ks.org
Minir Istrefi
Inspektor i aerodromeve
Tel: +383 38 200 74 267
minir.istrefi@caa-ks.org