Aerodromet e aprovuara


Me qëllim të rregullimit të sigurisë së aerodromeve për shfrytëzim publik civil, Autoriteti i Aviacionit Civil i Republikës së Kosovës bën aprovimin e aerodromeve sipas Rregullores nr. 03/2012 mbi aerodromet e aprovuara, e ndryshuar dhe plotësuar me Rregulloren Nr. 10/2018, si dhe në përputhje me standardet e Aneksit 14 të Konventës së Çikagos. Sipas kësaj rregulloreje termi “aerodrom” përfshinë heliportet, fushat ajrore dhe fushat e planerimit.

Këto rregullore zbatohen për aerodromet në dispozicion për përdorim publiko-civil të cilët:

  • Përjashtohen në përputhje me nenin 5 të Rregullores 17/2017 për kërkesat dhe procedurat administrative lidhur me aerodromet.
  • Kanë pistë të shtruar më të shkurtë se 800 m dhe ku ofrohen operime që përdorin procedurat instrumentale të afrimit apo nisjes,
  • Kanë pistë të dedikuar për operimin e avionëve që përdorin procedurat vizuale të afrimit ose procedurën instrumentale të afrimit në një pikë përtej së cilës afrimi mund të vazhdojë në kushte vizuale meteorologjike (pistë jo instrumentale),
  • Kanë pistë të pa-shtruar,
  • Shërbejnë ekskluzivisht helikopterët ku ofrohen operime që përdorin procedurat vizuale të afrimit ose nisjes.

Kushtet themelore që duhet të plotësohen për aprovimin e një aerodromi janë detajisht të përshkruara në Rregulloren 03/2012 mbi aerodromet e aprovuara.

Rregulloret


10-2018 Për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores nr. 3/2012 mbi aerodromet e aprovuara
09-2018 Mbi zonat mbrojtëse të aerodromit
04-2016 Ndryshimi dhe plotësimi i Rregullores 05-2010 Mbi zonat mbrojtëse të aeroportit (e shfuqizuar me Rregulloren Nr. 03/2019)
02-2013 Ndryshimi dhe plotësimi i Rregullores 2-2010 për shënjimin e pengesave (e shfuqizuar me Rregulloren Nr. 03/2019)
03-2012 Aerodromet e aprovuara (e ndryshuar dhe plotësuar me Rregulloren Nr. 10/2018)
05-2010 Zonat mbrojtëse të aerodromit - Ndryshuar dhe plotësuar me Rregulloren 4/2016 (shfuqizuar me Rreg. nr. 09/2018)
02-2010 Shenjimi i pengesave (e shfuqizuar me Rregulloren Nr. 03/2019)

Publikimet Teknike


TP 27 Procedurat për ndryshime në aerodrome (eng)
TP 25 Ndriçimi aeronautik në tokë siguria dhe mirëmbajtja (eng)
TP 24 Matja dhe vlerësimi i karakteristikave të fërkimit në sipërfaqen e pistës (eng)
TP 21 Menaxhimi i rrezikut në platformë (eng)
TP 20 Menaxhimi i rrezikut të goditjeve nga bota shtazore në aerodrom (eng)
TP 03 Zonat Mbrojtëse të Aerodromit (eng)

Formularët


AACK-AGA-FRM 04 Aplikacion për Aprovim të Aerodromit

Tarifat


Raportet


Kontaktet


 

Burim Dinarama
Drejtor
Tel: +381 38 248 629 ext.113
burim.dinarama@caa-ks.org

 

Emir Hiseni
Inspektor i aerodromeve
Tel: +381 38 248 629 ext.122
emir.hiseni@caa-ks.org

 

Minir Istrefi
Inspektor i aerodromeve
Tel: +381 38 248 629 ext.129
minir.istrefi@caa-ks.org

 

Alban Ramabaja
Inspektor i aerodromeve
Tel: +381 38 248 629 ext.107
alban.ramabaja@caa-ks.org