Operimet jo-komerciale me mjet ajror përveç atyre me motor
Operimet jo-komerciale me mjet ajror përveç atyre me motor kryhen në përputhje me rregulloret përkatëse në fuqi për operime të tilla. Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës kryen mbikëqyrje të vazhdueshme për të përcaktuar përputhshmërinë me këto rregullore.
Paraglajdët dhe Deltaplanët
Operimet me paraglajd dhe deltaplan janë të përshkruara në Rregulloren nr. 1/2012. Kjo rregullore përcakton kushtet për:
– prodhimin, përdorimin dhe mirëmbajtjen e paraglajdëve dhe deltaplanëve;
– sipërfaqet për ngritje dhe aterrim te paraglajdëve dhe deltaplanëve;
– rregullat dhe kufizimet për paraglajd dhe deltaplan; dhe
– trajnimet, provimet, licencat dhe autorizimet për paraglajd dhe deltaplan.
Kërkesat e Rregullores nr. 1/2012 janë gjithashtu të aplikueshme edhe për planerë të masës prej 80/100 kg.
Balonët
Operimet me balon kryhen ne përputhje me kushtet e Rregullores nr. 4/2015, e cila përcakton kërkesat teknike dhe procedurat administrative të ndërlidhura me operimet ajrore si dhe Rregullores nr. 6/2013 mbi rregullat në ajër.
Planerët
Operimet me planer poashtu kryhen në përputhje me kushtet e Rregullores nr. 4/2015, e cila përcakton kërkesat teknike dhe procedurat administrative të ndërlidhura me operimet ajrore si dhe Rregullores nr. 6/2013 mbi rregullat në ajër.
Rregulloret
06-2020 | Kushtet dhe mënyra e përdorimit të paraglajdëve dhe deltaplanëve |
09-2017 | Raportimi, analiza dhe përcjellja e ndodhive në aviacionin civil |
04-2015 (shfuqizuar nga VE 09/2022) | Rregullore mbi kerkesat teknike dhe procedurat administrative ne lidhje me operimet ajrore |
06-2013 | Rregullat në ajër |