Shërbimet e navigacionit ajror
Departamenti i Shërbimeve të Navigacionit Ajror (SHNA) është përgjegjës për rregullimin, monitorimin, inspektimin, çertifikimin dhe mbikëqyrjen e përgjithshme të sigurisë së Ofruesve të Shërbimeve të Navigacionit Ajror (OSHNA) brenda Republikës së Kosovës. Ky departament siguron që legjislacioni dhe standardet e sigurisë për OSHNA-n të jenë në përputhje me standardet dhe praktikat e rekomanduara të ICAO-së, legjislacionin (acquis) e aviacionit të BE-së, duke përfshirë rregullat e EUROCONTROL-it.
Bazuar në Ligjin 03/L-051 për Aviacionin Civil, AAC-ja është përcaktuar si Autoritet Mbikëqyrës Kombëtar (AMK) siç parashihet me Rregulloren (KE) nr. 549/2004 të Parlamentit Evropian të Këshillit të 10 Marsit 2004, i cili themelon kornizën për krijim të Qiellit të Vetëm Evropian. Departamenti i SHNA-së zbaton të gjitha detyrat dhe obligimet e AMK-së, në emër të AAC-së.
Si i tillë, ky departament është përgjegjës për çertifikimin dhe mbikëqyrjen e vazhdueshme të OSHNA-s brenda Republikës së Kosovës, e cila ofrom Shërbimet si më poshtë:
- Kontrollin e Trafikut Ajror (KTA);
- Komunikimin, Navigacionin dhe Vëzhgimin (KNV);
- Shërbimin e Informatave Aeronautike (SHIA); dhe
- Shërbimin Meteorologjik (MET).
Për më shumë, departamenti i SHNA-s është përgjegjës për Çertifikimin e Organizatave Trajnuese të cilat ofrojnë trajnime fillestare dhe rifrekuese për Kontrollorë të Trafikut Ajror (KTA) dhe mbikëqyrjen e vazhdueshme të sistemit trajnues të vendosur për të mbajtur kompetencën e KTA-ve. Departamenti i SHNA-së është përgjegjës për licencimin e KTA-ve dhe për aprovimin e planit të trajnimeve të njësisë dhe skemat e kompetencës të njësisë.
Departamenti i SHNA-së siguron që informatat aeronautike janë të publikuara në dokumentin Publikimi i Informatave Aeronautike të Kosovës (PIA) dhe janë të vendosura për përdorim nga operatorët të cilët operojnë në hapësirën e Kosovës.
Rregulloret
02-2020 | Përcaktimi i kërkesave të përdorimit të hapësirës ajrore dhe procedurat e operimit në lidhje me navigimin e bazuar në performancë |
04-2019 | Mbi vendosjen e kërkesave për ndarjen e kanaleve të komunikimit me zë për Qiellin e Vetëm Europian |
07-2018 | E cila përcakton kërkesat për identifikimin e avionëve për survejim për qiellin e vetëm evropian |
05-2018 | Për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores nr. 02/2015 për tarifat e ngarkuara nga Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës |
03-2018 | Për përcaktimin e kërkesave për performancën dhe interoperatibilitetin e mbikëqyrjes (survejimit) për qiellin e vetëm evopian |
01-2018 | Mbi kërkesat për ofruesit e shërbimeve në lidhje me trajnimin dhe vlerësimin e kompetencës për personelin e elektronikës të sigurisë të trafikut ajror (ATSEP) |
19/2017 | Që përcakton kërkesat teknike dhe procedurat administrative në lidhje me licencat dhe certifikatat e kontrollorëve të trafikut ajror |
11-2017 | Përcaktimi i listës që klasifikon ndodhitë në aviacionin civil që detyrimisht raportohen në bazë të Rregullores së AAC-së nr. 09/2017 |
09-2017 | Raportimi, analiza dhe përcjellja e ndodhive në aviacionin civil |
08-2017 | Rregullat e përbashkëta për menaxhimin e fluksit të trafikut ajror |
03-2016 | Përcaktimi i skemës së përbashkët të tarifave për shërbimet e navigacionit ajror |
01-2016 | Plotësimi i Rregulloreve nr. 8/2009, 9/2009, 10/2009 dhe 11/2009 |
08-2015 | Kërkesat e cilësisë së të dhënave dhe informatave aeronautike për qiellin e vetëm evropian |
02-2015 | Tarifat e ngarkuara nga AACK (e ndryshuar dhe plotësuar me Rregulloren Nr. 5/2018) |
09-2014 | Hartat aeronautike |
02-2014 | Zbatimi i Aneksit 3 në Konventën Ndërkombëtare mbi Aviacionin Civil për Shërbime Meteorologjike |
05-2013 | Zbatimi i Shtojcës 15 në Konventën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil për AIS |
04-2013 | Zbatimi i Aneksit 11 në Konventën Ndërkombëtare për Aviacionin Civil mbi ATS |
07-2012 | Kushtet për ofrimin e shërbimeve të navigacionit ajror |
06-2012 | Mbikëqyrja e sigurisë në menaxhimin e trafikut ajror dhe shërbimet e navigacionit ajror |
05-2012 | Rregullat për licencën e kontrollorëve të trafikut ajror dhe certifikimet tjera |
10-2011 | Aprovimi i procedurave te fluturimit duke perfshire SID dhe STAR |
08-2011 | Autorizimet dhe kredencialet e inspektoreve |
03-2011 | Kalibrimi i instalimeve aeronautike nga ajri |
18-2010 | Rregullat e përbashkëta për përdorimin fleksibil të hapësirës ajrore |
17-2010 | Krijimi i një ndërmarrje të përbashkët për SESAR |
16-2010 | Vendosja e kërkesave për aplikimin e protokolit për transmetimin e porosive të fluturimit |
15-2010 | Vendosja e kërkesave për procedurat e planeve të fluturimit në fazën e para-fluturimit në QVE |
13-2010 | Amandamenti i Rregullores 4-2008 - shfuqizuar me Rregullorën 5/2012 |
12-2010 | Certifikimi i ofruesit te sherbimeve te navigimit ajror |
07-2010 | Vendosja e kërkesave mbi ndarjen e kanaleve të komunikimit ajër-tokë për QVE |
06-2010 | Mbi vendosjen e kërkesave për aplikimin e sistemeve automatike për transmetimin e porosive të fluturimit |
14-2009 | Vendosja e sistemit për garantimin e sigurisë së softuer-it që duhet të implementohet nga OSHNA |
13-2009 | Mbikëqyrja e sigurisë në menaxhimin e trafikut ajror - shfuqizuar me Rregullorën nr. 6/2012 |
12-2009 | Kërkesat e përbashkëta për ofrimin e shërbimeve të navigacionit ajror - shfuqizuar me Rregullorën nr. 7/2012 |
11-2009 | Ndërveprueshmëria e rrjetit të menaxhimit të trafikut ajror evropian - Plotësuar nga Rregullorja 01/2016 |
10-2009 | Organizimi dhe shfrytezimi i hapësirës ajrore në Qiellin e Vetëm Evropian - Plotësuar nga Rregullorja 01/2016 |
09-2009 | Ofrimi i shërbimeve të navigacionit ajror në Qiellin e Vetëm Evropian - Plotësuar nga Rregullorja 01/2016 |
08-2009 | Vendosja e kornizës për krijimin e Qiellit të Vetëm Evropian - Plotësuar nga Rregullorja 01/2016 |
01-2009 | Raportimi i ndodhive ne aviacionin civil (shfuqizuar nga Rregullorja nr. 09/2017) |
04-2008 | Licenca e kontrollit te trafikut ajror - shfuqizuar me Rregullorën nr. 5/2012 |
Publikimet Teknike
TP 32 | Operational Concept Document |
AACK-SSP-MAN | Programi Shtetëror i Sigurisë së Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës |
TP 26 | Safety Management System (SMS) for Service Providers (eng) |
TP 15 | SAM – System Safety Assesment |
TP 13 | SAM – Functional Hazard Identification |
TP 12 | Air Navigation System Safety Assessment Methodology – SAM |
Formularët
AACK-SHNA-NSA FRM 6 | Aplikacion për Licencë të Kontrollorit të Trafikut Ajror |
AACK-SHNA-NSA FRM 2 | ANSP change notification |