Miratimi dhe mbikëqyrja ekonomike e operatorëve


Përpos përmbushjes së kushteve të sigurisë për miratim apo certifikim të operatorëve, operatorët e aeroportit, të agjencisë së shërbimeve të navigacionit ajror apo të kompanive që ofrojnë shërbime në tokë duhet të dëshmojnë para AAC-së plotësimin edhe të kushteve ekonomike. Operatorët kërkohet që të dëshmojnë qëndrueshmërinë financiare dhe posedimin e një police të sigurimit me mbulim të vlefshëm për dëmet që mund t’ia shkaktojnë një pale të tretë gjatë ekzekutimit të shërbimit. Qëndrueshmëria financiare te operatorët siguron mirëmbajtjen e nivelit të lartë të sigurisë në operime nga ana e tyre.

Pasi të jenë miratuar ose certifikuar, këta operatorë vazhdojnë të jenë në mbikëqyrje të vazhdueshme nga AAC-ja për mirëmbajtjen e kritereve të sigurisë dhe atyre ekonomike. Mbikëqyrja vjetore ekonomike e operatorëve të licencuar kryhet përmes vlerësimit të biznes planit, pasqyrave të audituara financiare dhe të policës së sigurimit. Mbikëqyrja ekonomike e operatorëve në Republikën e Kosovës bëhet në përputhje me Rregulloren nr. 3/2015 mbi tarifat në aeroporte, Rregulloren nr. 7/2012 mbi kushtet për ofrimin e shërbimeve të navigacionit ajror dhe Rregulloren nr. 4/2011 mbi qasjen në tregun e shërbimeve në tokë.

Rregulloret


03-2015 Tarifat e aeroportit
07-2012 Kushtet për ofrimin e shërbimeve të navigacionit ajror
04-2011 Qasja ne tregun e sherbimeve ne toke

Publikimet Teknike


TP 16 Kriteret dhe procedurat për aprovimin e shërbimeve në tokë

Formularët


Tarifat


Raportet


Kontaktet


 

Besnike Ukmata
Drejtor
Departamenti për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Rregullim Ekonomik të Aviacionit
Tel: +383 38 248 629 lok. 109
besnike.ukmata@caa-ks.org

 

Arianit Dobroshi
Zyrtar i lartë
Departamenti për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Rregullim Ekonomik të Aviacionit
+383 38 248 629 lok. 108
arianit.dobroshi@caa-ks.org

 

Granit Berisha
Zyrtar për rregullim ekonomik të aeroporteve dhe shërbimeve të navigacionit ajror
Departamenti për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Rregullim Ekonomik të Aviacionit
+383 38 248 629 lok. 135
granit.sh.berisha@caa-ks.org