Raportimi i ndodhive


Monitorimi i sigurisë së aviacionit është pjesë integruese e funksioneve të ushtruara nga Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës. Duke i monitoruar nivelet e sigurisë në industrinë e aviacionit, AAC-ja mund të masë nëse rreziqet e sigurisë janë duke u vlerësuar në mënyrë të duhur dhe të identifikojë fushat tek të cilat mund të përmirësohet siguria. Raportimi i ndodhive kontribuon në masë të madhe në identifikimin reaktiv dhe proaktiv të rreziqeve të sigurisë dhe ndikon në përmirësimin e masave të sigurisë.

Sistemi i raportimit ka të bëjë me njoftimin e AAC-së nga personat dhe organizatat për incidentet në të cilat është përfshirë ndonjë mjet ajror, apo në operime të mirëmbajtjes së mjeteve ajrore, aeroporteve ose në hapësirën ajrore. Këto informacione paraqesin kontribut shumë të çmueshëm në identifikimin e rreziqeve të mundshme të sigurisë.

Objektiv i raportimit të ndodhive është kontributi në përmirësimin e sigurisë së aviacionit duke siguruar që informacionet relevante të sigurisë të raportohen, mblidhen, ruhen, mbrohen dhe shpërndahen.

Objektiv i vetëm i raportimit të ndodhive është parandalimi i aksidenteve dhe incidenteve dhe jo atribuimi i fajit apo i përgjegjësisë. Raportet mund të dorëzohen në AAC në dy mënyra të ndryshme. Mënyrë që do të përdoret varet nga lloji i incidentit:

 

Raportimi i detyrueshëm i ndodhisë

Kjo mënyrë përdoret për të raportuar ndodhitë të cilat duhet të raportohen nga organizatat në përputhje me rregulloret kombëtare dhe ndërkombëtare.

 

Raportimi vullnetarë i ndodhisë

Ndodhitë të cilat nuk janë të obliguara të raportohet me ligj, por e cila klasifikohet nga raportuesi si ndodhi që ka efekt në siguri, mund të raportohet në mënyrë vullnetare. Që nga data 1 janar 2016, raportet vullnetare mund të dorëzohen në AAC-ë duke përdorur vegzën e shënuar më poshtë në këtë faqe te internetit.

Raportet e ndodhive trajtohen në mënyrë konfidenciale me qëllim të raportimit sa më të plotë dhe të lirë nga komuniteti i aviacionit dhe mbrojtjen identitetit të individit i cili raporton, në përputhje me Rregulloren nr. 9/2017 për raportimin, analizën dhe përcjelljen e ndodhive në aviacionin civil.

 

Raportoni një ndodhi?

Raportimi vullnetar

Raportimi i obligueshëm

VËREJTJE:

Raportimi vullnetar dhe raportimi  i obligueshëm i ndodhive përmes platformës on-line në faqen zyrtare të AAC-së për momentin nuk është i mundur për shkak të një problemi teknik. Derisa platforma të fuksionalizohet plotësisht, ju lutemi që raportet tuaja t’i dërgoni përmes e-mailit në adresën: occurrences@caa-ks.org

Rregulloret


11-2017 Përcaktimi i listës që klasifikon ndodhitë në aviacionin civil që detyrimisht raportohen në bazë të Rregullores së AAC-së nr. 09/2017
09-2017 Raportimi, analiza dhe përcjellja e ndodhive në aviacionin civil
09-2010 Rregullore 09-2010 Rregullat implementuese për shpërndarje palëve të interesuara të informatave për ndodhitë në aviacionin civil, shfuqizuar nga Rregullorja 09/2017
08-2010 Rregullat implementuese per integrim ne bazen qendrore te informatave per ndodhite ne aviacionin civil, shfuqizuar nga Rregullorja 09/2017
01-2009 Raportimi i ndodhive ne aviacionin civil (shfuqizuar nga Rregullorja nr. 09/2017)

Publikimet Teknike


MU Material Udhëzues për Raportimin, analizën dhe përcjelljen e ndodhive në aviacionin civil

Formularët


AACK/DSF/OR-FRM 01 Raport i ndodhisë (operimi dhe mirëmbajtja e mjeteve ajrore, aerodromet)
AACK/DSF/OR-FRM 02 Raport i ndodhisë së lidhur me shërbimin e trafikut ajror
AACK/DSF/OR-FRM 03 Raport i ndodhisë së lidhur me inxhinierinë e shërbimit të trafikut ajror
AACK/DSF/OR-FRM 04 Raport i ndodhisë me mallrat e rrezikshme
AACK/DSF/OR-FRM 05 Raport i ndodhisë së goditjes së shpezëve

Tarifat


Raportet


Kontaktet