Mbikëqyrja e sigurisë


Mbikëqyrja, fillestare dhe ajo e vazhdueshme, është funksion i ndërmarrë nga AMK-ja për të verifikuar që objektivat dhe kërkesat janë plotësuar në mënyrë efektive. AMK-ja do të bëjë verifikimin, fillimisht përmes procesit të auditimit, i cili mund të përfshijë mostrat direkte për nxjerrje të rezultatit ose efektivitetit të proceseve apo procedurave të ofruesve të shërbimeve.

AMK-ja mund të shfrytëzojë shërbimet e Organizatave të Njohura, Trupave të Veçantë dhe ekspertëve për të vërtetuar përputhshmërinë e kërkesave të aplikueshme. Gjithashtu, AMK-ja mund të marrë në konsideratë, kur është e nevojshme, rezultatet e vlerësimeve të dala nga trupa të akredituar.

Mbikëqyrja fillestare është proces përmes të cilit AMK-ja merr informata objektive për të mundësuar marrjen e vendimit, që të lejohet, që një organizatë të operojë në një zonë të caktuar funksionale të MTA-së.

Në kontekst të Rregullores (KE) nr. 1034/2011, e transponuar në Republikën e Kosovës nëpërmjet Rregullores nr. 6/2012, dhe Rregullores (KE) nr. 550/2004, e transponuar nëpërmjet Rregullores nr. 9/2009, ai vendim mund të ndërlidhet me:

  • lëshimin apo ripërtëritjen e certifikatës,
  • mundësimin e delegimit ose vazhdimin e delegimit nga Shteti të një organizate që mban certifikatë për të ofruar shërbime brenda një hapësire specifike ajrore,
  • operimet e propozuar të sistemeve të reja dhe ndryshimeve në sistemet MTA, ose
  • mbikëqyrjen e përputhshmërisë me rregulloren e ndërveprimit, kërkesave themelore, rregullave implementuese dhe/ose specifikacioneve të Komunitetit.

Për këtë arsye, mbikëqyrja fillestare aplikohet në certifikimin e ofrimeve të SHNA-së si dhe futjen e sistemeve të reja dhe ndryshimeve madhore në sistemet ekzistuese.

Nëse një ndryshim është ‘madhor’ ose ‘minor’ është përgjegjësi e ofruesve të shërbimeve të demonstrojnë te AMK-ja që sistemi rezultues do të përmbushë të gjitha kërkesat e nevojshme gjatë gjithë ciklit të plotë të jetës. Ofruesve të SHNA-së iu kërkohet me anë të Rregullores nr. 6/2012 që të njoftojnë AMK-në për ndonjë ndryshim të planifikuar ‘madhor’ apo ‘minor’.

Për ndryshim ‘madhor’, pranimi i dokumentacionit të sigurisë (safety case), para se ndryshimi të jetë implementuar, është  mënyra e pranimit të ndryshimit nga AMK-ja, ndërsa ndryshimi ‘minor’ normalisht zbatohet  direkt nëpërmes procedurës dhe procesit brenda Sistemit të Menaxhimit të Sigurisë (SMS) të ofruesit të shërbimeve dhe mund të mbikëqyret gjatë auditimit të SMS-it.

Mbikëqyrja e vazhdueshme është funksion i ndërmarrë nga AMK-ja për të verifikuar që objektivat dhe kërkesat rregullatore vazhdojnë të përmbushen përgjatë jetës operacionale të funksionit apo sistemit.

Metoda me të cilën arrihet mbikëqyrja e vazhdueshme e sigurisë përfshin monitorimin e performancës së sigurisë dhe auditimet, të cilat bëhen në baza të rregullta, por mund të ndërmerren edhe veprime ad-hoc kur informacioni i pranuar  tregon që është i nevojshëm një veprim i tillë.

Të dhënat nga mbikëqyrja e vazhdueshme do të përdoren për të monitoruar Performancën e Sigurisë dhe arritjen e Objektivave Kombëtare të Sigurisë, si dhe do të shfrytëzohen për të përmirësuar cilësinë e rregulloreve dhe rregullave të sigurisë. Në raste të veçanta, gjetjet nga mbikëqyrja e vazhdueshme mund të përdoren si bazë për lëshimin e Direktivave të Sigurisë.

AMK-ja çdo vit përgatit Programin Vjetor të Auditimeve për të gjitha organizatat dhe shërbimet të cilat janë nën përgjegjësinë e mbikëqyrjes së AMK-së.

Programi do të jetë gjithëpërfshirës për të siguruar që AMK-ja përmbush obligimet e saj mbikëqyrëse. Procesi i planifikimit është i bazuar në rrezik dhe merr informacione nga burime të ndryshme, duke përfshirë:

  • Aktivitetet përcjellëse për të verifikuar implementimin e veprimeve korrektuese të ndërlidhura me auditimet paraprake, që për disa arsye nuk kishin mundur të adresojnë të gjithë fushëveprimin e kërkesave.
  • Aktivitetet përcjellëse për të verifikuar përputhshmërinë me kërkesat e sigurisë të dala nga vlerësimet e sigurisë dhe kërkesat e dala nga Rregullorja e ndërveprueshmërisë (11/2009).
  • Aktivitetet që duhet të zbatohen për shkak të identifikimit të fushave ose shqetësimeve të caktuara  për ofrimin e sigurt të shërbimeve.
  • Mbikëqyrjet që duhet kryer për certifikim fillestar të një ofruesi të shërbimeve/instituteve trajnuese të iniciuara nga pranimi i një aplikacioni për certifikim.

Rregulloret


04-2021 për ndryshimin e Rregullores (AAC) nr. 12/2015 për sa i përket listës së transportuesve ajrorë të cilët janë të ndaluar të operojnë ose janë subjekt i kufizimeve operacionale brenda Republikës së Kosovës
04-2018 Për menaxhimin e sigurisë

Publikimet Teknike


Formularët


Tarifat


Raportet


Kontaktet