Dronët


APROVIMET E OPERIMEVE ME DRONË:

Për aprovime të operimeve me Sisteme të Mjeteve Ajrore pa Pilot (dronë) aplikuesi duhet të dërgoj formularin e plotësuar AACK/DSF/GEN-FRM 26 në:

ais@rks-gov.net

Kërkesat për këto aprovime bëhen vetëm gjatë ditëve të punës të punës.

Orari: e hënë – e premte, nga ora 08:00 deri më 16:00.

Sistemet e mjeteve ajrore pa pilot (të cilat zakonisht referohen si “dronët”) janë duke u përdorur gjithnjë e më tepër në Republikën e Kosovës. Kryesisht dronët janë mjete ajrore të cilat pilotohen nga distanca. Ata de jure janë modele të mjeteve ajrore. Rregullore (AAC) Nr. 01/2026 kërkon që këto mjete ajrore duhet të regjistrohen në regjistrin e sistemeve të mjeteve ajrore pa pilot (SAP) dhe mund të operohen vetëm me aprovim paraprak.

Gjatë operimit me dron pronari apo operatori në çdo kohë duhet:

  • Mos fluturoj mbi 120 m nga sipërfaqja e tokës.
  • Mbani gjithmonë kontakt vizual (VLOS) me dronin tuaj.
  • Fluturimi duhet të kryhet mënyrë të sigurt dhe se gjatë fluturimit nuk do të dëmtohen persona të tjerë apo pasuri.
  • Mos fluturoj në zona të ndaluara (afër aeroporteve, heliporteve, kampeve ushtarake ose zonave të kufizuara nga AAC).

Bazuar në Nenin 12 të Rregullores (AAC) Nr. 01/2026 për sisteme të mjeteve ajrore pa pilot (SAP):

  • Pronari ose operatori i SAP-it të Kategorisë A2, A3 dhe A4 duhet të jetë së paku 16 vjeçar, në gjendje të mirë shëndetësore dhe të ketë kaluar provimin e njohurive në temat sipas kësaj Rregulloreje.

AAC ka të publikuar në këtë faqe të internetit katalogun e pyetjeve që mund të përfshihen në testin e njohurive. Testi i njohurive përmban pyetje të ndryshme dhe zhvillohet në hapësirat e AAC. Kandidati e ka kaluar me sukses testin e njohurive nëse i është përgjigjur saktë të paktën 75% të pyetjeve, dhe të gjithë kandidateve të cilët kanë kaluar me sukses testin e njohurive, AAC do t’i lëshoj një certifikatë përkatëse.

Formularët:

AACK/DSF/GAT-FRM 24 Formular aplikimi per regjistrim të UAS – 2026
AACK/DSF/GAT-FRM 25 Deklaratë per fluturim me UAS – 2026
AACK/DSF/GAT-FRM 26 Formularë aplikimi në KANS për operim me UAS – 2026
AACK/DSF/GAT-FRM 27 Formularë aplikimi per provim teorik të UAS – 2026

Agjencitë për zbatim të ligjit, mbrojtje, siguri të brendshme, si dhe shërbimet për shuarje të zjarreve, kërkim-shpëtim dhe shërbimet e njohura emergjente, të cilat operojnë me Sisteme të mjeteve ajrore pa pilot (SAP) duhet ti referohen Rregullores së KFOR-it duke përdorur këtë Formular.