Lajme Vizitë Agjencisë Kroate të Aviacionit Civil


01/10/2021

Në bazë të Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar më 8 Dhjetor 2010 midis Agjencisë Kroate të Aviacionit Civil (HACZ) dhe Autoritetit të Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës (AACK), sot 30.09.2021. u mbajt një takim pune i drejtuesve të dy organizatave në ambientet e HACZ.

Në takimi u diskutua bashkëpunimin aktual i dy autoriteteve të aviacionit civil si dhe format e ardhshme konkrete të bashkëpunimit në fushën e inspektimeve SAFA dhe zbatimin e Trajnimit të Bazuar në Performancë (PBT) kur bëhet fjalë për transportin e mallrave të rrezikshëm.

Në takim morën pjesë drejtori i HACZ z. Marin Puh dhe zëvendës drejtori i HACZ z. Zlatko Širac, drejtori i AACK z.Bujar Ejupi, së bashku me Drejtorin e Departamentit të Sigurisë së Fluturimeve z. Kushtrim Musa dhe inspektorinë e aviacionit z. Matej Krasniqi