Lajme Vendimi për shërbimet në tokë


20/01/2021

Direktiva nr. 96/67/EC mbi qasjen në tregun e shërbimeve në tokë ka liberalizuar tregun e shërbimeve në tokë. Në Republikën e Kosovës, kjo Direktivë është transpozuar në rendin tonë ligjor përmes Rregullores së AAC-së nr. 4/2011 të ndryshuar dhe plotësuar me Rregulloren nr. 5/2019.

Aplikimi i kësaj rregullore dhe liberalizimi i tregut sjellë çmime më të favorshme për kompanitë ajrore dhe ndikon qe Aeroporti të kenë përparësi konkuruese.

Sot drejtori i AAC ka publikuar vendimin, ku organi menaxhues i Aeroportit obligohet te zbatoj dispozita të kësaj rregullore në mënyrë që të mundësoj liberalizimin e tregut të shërbimeve në tokë. Ndër tjerash kërkohet nga Aeroporti që:

1. të publikojë listën e infrastrukturës së centralizuar të aprovuar nga AAC-ja, me çmimet dhe kushtet për përdorimin e saj.
2. të mos aplikoj tarifa ndaj ofruesit të shërbimeve në tokë të cilat nuk janë të përcaktuar sipas marrëveshjes së PPP dhe në të njëjtën kohë nuk janë te aprovuara nga AAC.
3. nëse vendosë të aplikoj tarifë ndaj ofruesve të shërbimeve në tokë, në përputhje me kërkesat e specifikuara në Rregullore, të aplikoj pranë AAC-së për aprovim të tarifës së tillë.
4. të trajtoj në mënyrë të barabartë të gjithë operatorët për ofrimin e shërbimeve në tokë, përderisa ky organ nuk ka aplikuar për kufizim të shërbyesve në tokë. LKIA duhet të menaxhoj me infrastrukturë të centralizuar në mënyrë transparente, objektive dhe jo diskriminuese dhe, në veçanti të mos pengoj qasjen e furnizueseve të shërbimeve në tokë.

Vendimi i plotë është i publikuar në gazetën zyrtare së bashku me arsyetimin e vendimit​.