Lajme Vazhdon edhe në gusht rritja signifikante e trafikut ajror në ANP ‘Adem Jashari’


09/09/2021

Gjatë muajit gusht, një numër prej 383,776 udhëtarëve kanë fluturuar nga dhe për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘’Adem Jashari’’. Kjo shifër tregon një rritje prej 254% në krahasim me muajin gusht të vitit 2020 dhe 27% në krahasim me muajin gusht vitin 2019.

Në periudhën janar-gusht të këtij viti përmes ANP ‘’Adem Jashari’’ kanë fluturuar gjithsej 1,445,467 udhëtarë që përfaqëson një rritje prej 123% në krahasim me vitin 2020 dhe rënie prej 12% në krahasim me vitin 2019 me të njëjtën periudhë të vitit.