Lajme U realizua inspektim rutinor në ANP si pjesë e mbikëqyrjes së vazhdueshme të masave parandaluese të COVID-19


23/12/2020

Me Ministrin e shëndetësisë z. Armend Zemaj, realizuam një inspektim rutinor në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, si pjesë e procesit të mbikëqyrjes së vazhdueshme për zbatimin e masave parandaluese të përhapjes së COVID-19 sipas protokolleve shtetërore dhe ato të EASA që janë në fuqi.
  • Aktivizimi i tunelit automatik dezinfektues në hyrje të terminalit për çdo udhëtar;
  • Ndalimi i hyrjes në terminal i përcjellësve të pasagjerëve që nuk plotësojnë kriteret për të përcjellur pasagjerin deri tek sporteli në Check-In;
  • Mbajtja e maskave të udhëtarëve gjatë hyrjes dhe gjatë qëndrimit në terminal;
  • Mbikëqyrja e temperaturës trupore për çdo udhëtar në nisje përmes kamerës termike;
  • Prania e posterëve dhe mesazheve audio për respektimin e masave për mbajtjen e maskave dhe të distancës për pasagjerët;
  • Mbajtja e distancës para check-in-it dhe prania e zyrtarëve të sigurimit të aeroportit që orientonin udhëtarët për të gjetur më lehtë sportelin përkatës për check-in;
  • Respektimi i distancës ndërmjet udhëtarëve gjatë pritjes së bagazhit në shiritin në arritje;
  • Mbajtja e rendit dhe kontrolli i turmës së familjarëve që presin tek porta e daljes nga terminali.
  • Inspektimi i koordinimit të fluksit të udhëtarëve në qendrën e kontrollit të operacioneve (OCC).
Në përgjithësi konkluduam se respektimi i masave ishte në nivel të kënaqshëm.