Lajme U realizua inspektim rutinor në ANP si pjesë e mbikëqyrjes së vazhdueshme të masave parandaluese të COVID-19
23/12/2020
Me Ministrin e shëndetësisë z. Armend Zemaj, realizuam një inspektim rutinor në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, si pjesë e procesit të mbikëqyrjes së vazhdueshme për zbatimin e masave parandaluese të përhapjes së COVID-19 sipas protokolleve shtetërore dhe ato të EASA që janë në fuqi.
- Aktivizimi i tunelit automatik dezinfektues në hyrje të terminalit për çdo udhëtar;
- Ndalimi i hyrjes në terminal i përcjellësve të pasagjerëve që nuk plotësojnë kriteret për të përcjellur pasagjerin deri tek sporteli në Check-In;
- Mbajtja e maskave të udhëtarëve gjatë hyrjes dhe gjatë qëndrimit në terminal;
- Mbikëqyrja e temperaturës trupore për çdo udhëtar në nisje përmes kamerës termike;
- Prania e posterëve dhe mesazheve audio për respektimin e masave për mbajtjen e maskave dhe të distancës për pasagjerët;
- Mbajtja e distancës para check-in-it dhe prania e zyrtarëve të sigurimit të aeroportit që orientonin udhëtarët për të gjetur më lehtë sportelin përkatës për check-in;
- Respektimi i distancës ndërmjet udhëtarëve gjatë pritjes së bagazhit në shiritin në arritje;
- Mbajtja e rendit dhe kontrolli i turmës së familjarëve që presin tek porta e daljes nga terminali.
- Inspektimi i koordinimit të fluksit të udhëtarëve në qendrën e kontrollit të operacioneve (OCC).
Në përgjithësi konkluduam se respektimi i masave ishte në nivel të kënaqshëm.