Lajme U mbajt takim me Aviation Enthusiasts Society


13/11/2020

Sot Drejtori i përgjithshëm z. Bujar Ejupi dhe Drejtori i Departamentit të Sigurisë së Fluturimeve z. Kushtrim Musa pritën një delegacion nga klubi i fluturimit “Aviation Enthusiasts Society” (AES) të përfaqësuar nga z. Dukagjin Manxhuka.

Vizitorët u interesuan për fushat e fluturimit në Kosovë ku mund ta ushtrojnë veprimtarinë e tyre të fluturimit. U përmend çështja e pronësisë së fushave ekzistuese si pengesë për të filluar aktivitetin. Vizitorët shpalosin rolin që aviacioni ka në ekonomi.

Çështje tjetër me interes ishte aprovimi i një shkolle fluturimi në Kosovë. Z. Musa tregoi se AAC-ja është e gatshme për një proces të tillë dhe pastaj shpjegoi procesin për mysafirët e interesuar. U diskutuan edhe implikimet e licencave dhe certifikatave aeronautike të lëshuara nga Kosova për faktin që Republika e Kosovës nuk është palë e Marrëveshjes së Çikagos. Më tej, mysafirët shprehën interesim edhe për rregullimin e hapësirës ajrore dhe për përfshirjen e aeronautikës si lëndë mësimore.

Palët u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin e ndërsjellë.