Lajme Trajnimi në vend pune në fushën e aerodomeve me titull “Menaxhimi i botës shtazore në aeroport”


13/10/2021

Trajnimi në vend pune në fushën e aerodomeve me titull “Menaxhimi I botës shtazore në aeroport” po mbahet në Prishtinë prej 11-14 tetor 2021 në të cilin marrin pjesë inspektorët e aerodromeve të AAC së Kosovës dhe Malit të Zi si dhe personeli përgjegjës operatorit të ANP “Adem Jashari”. AAC e Spanjës është kontraktuar nga EASA për të ligjëruar këtë trajnim në vend pune përkatësisht Z. Oscar del Camplo Barxias, Udhëheqës i departamentit për emergjencë dhe kontroll të botës shtazore në AAC e Spanjës.

Deri në fund të projektit janë paraparë edhe së paku 4 aktivitete trajnuese, dy trajnime në klasë dhe 2 trajnime në vend pune.

Projekti EASA IPA i cili është tash në edicionin e 5-të, ka filluar në maj 2020 dhe përfundon në shkurt të vitit 2022. Në kuadër të projektit aktual, EASA IPA 5, AAC e Kosovës ka përfituar dy trajnime, 8 punëtori dhe 2 trajnime në vend të punës. Si edhe viteve të kaluara secili aktivitet është koordinuar midis AAC së Kosovës dhe EASA për të marrë parasysh nivelin e zhvillimit të industrisë dhe nevojat specifike që kanë inspektorët e aviacionit të AAC drejt zbatimit të drejtë të dispozitave ligjore në fusha të ndryshme të aviacionit civil.