Lajme Takimi mes Drejtorit të AAC-se z.Berisha dhe z. Hasani Shef i Taks forcës kundër narkotikeve tek të rinjët dhe sigurinë në shkolla


05/11/2019

Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil, z. Eset Berisha takoi  dje Shefin e Task Forcë Kundër Narkotikëve tek të rinjët dhe sigurinë në shkolla, z. Avdullah Hasani, me ç’rast u bisedua për aktivitetet e task forcës dhe sigurinë e aviacionit civil në vendin tonë.

Drejtori Berisha, theksoi se me normalizimin e hapësirës ajrore do të krijohen kushte për zhvillim të aktiviteteve të aviacionit të përgjithshëm, prandaj nevojitet bashkërendim i institucioneve të sigurisë në kontrollin e hapësirës ajrore dhe të infrastrukturës së aviacionit.

Zyra për Komunikim me Publikun