Lajme Takimi lamtumirës me nënkolonelin e KFOR-it Antonio MALERBA


20/03/2024

Më datë 19 mars 2024, U.D. Drejtori i Përgjithshëm i AAC-së, z. Ramabaja, së bashku me bashkëpunëtorë, priti në takim lamtumirës nënkolonelin (LTC) Antonio MALERBA nga njësia LEG (Zyra Ligjore) e KFOR-it, i cili shoqërohej edhe nga shefi i J3 Air nënkoloneli (LTC) Andrea GIOVANNELLI dhe nënkoloneli (LTC) Giovanni D’ELIA.

Në këtë takim z. Ramabaja falënderoi LTC Malerba për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në proceset e zhvillimit të aviacionit civil, veçanërisht në hapjen e korridoreve ajrore me Shqipërinë. Z. Ramabaja vlerësoi punën e palodhur dhe përkushtimin e nënkolonelit Malerba gjatë gjithë kohës së shërbimit të tij në Kosovë. Në anën tjetër, nënkoloneli Malerba shprehu kënaqësinë e tij për periudhën e shkëlqyer të shërbimit në Kosovë dhe përparimin e arritur në fushën e aviacionit gjatë kësaj kohe.

Me këtë rast, z. Ramabaja i dëshiroi mirëseardhje zëvendësit të tij nënkolonelit (LTC) Giovanni D’Elia, duke shpresuar në vazhdimin e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet AAC-së dhe KFOR-it edhe në të ardhmen.