Lajme Takimi i Komitetit të Programit Shtetëror të Sigurisë në aviacionin civil (PShS)


17/03/2020

Me kërkesë të Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil, Eset Berisha, sot u takua Komiteti për PShS-në për të diskutuar mbi gjendjen në vendin tonë pas shpalljes së Pandemisë nga OBSH-ja dhe vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat parandaluese të përhapjes së COVID 19 dhe ndikimin e kësaj situate në transportin ajror.

Pjesëmarrës iishin edhe të gjithë anëtarët tjerë të Komitetit, Bahri Nuredini, Drejtor i Agjencisë për Shërbime të Navigacionit Ajror, Fadil Kodra, Drejtor i përgjithshëm i Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave, Avdi Kamerolli, Drejtor i Departamentit të Aviacionit Civil në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, dhe Mirsim Beqiri, Kryesues i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike.

Në takim u diskutuan sfidat dhe veprimet nga pikëpamja e secilës fushë të aviacionit të përfaqësuar në këtë forum, në situatën kur fluturimet janë të limituara për shkak të lejimit vetëm të fluturimeve në shkuarje, atyre ushtarake dhe për qëllime mjeksore dhe në situatë kur institucionet ballafaqohen me reduktim të personelit për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe njëkohësisht ofrojnë shërbime pa ndërprerje.

Komiteti u dakordua për koordinim të ngushtë këto ditë kur të gjithë akterët me rol në aviacionin civil janë në gjendje gatishmërie në zbatim të vendimeve nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Zyra për Komunikim me Publikun