Lajme Shënjimi i shtyllave dhe ndriçimi i linjave transmetuese të KOSTT-it


03/08/2021

Sot me datë 03.08.2021, inspektorët e AAC me ftesë të përfaqësuesve të KOSTT-it, realizuan një vizitë në autoudhën “Ibrahim Rugova” – segmenti R7, Fushë Kosovë – Besi afër Mazgitit, për të përcjellë fillimin e punimeve për shënjimin e shtyllave të linjave transmetuese të KOSTT-it në disa lokacione që janë vlerësuar si pengesa potenciale për mjetet ajrore gjatë fluturimit.

Realizimi i këtij projekti me rëndësi të veçantë për sigurinë e aviacionit civil të Kosovës nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT), është pjesë e procesit të bashkërenduar me Autoritetin e Aviacionit Civil për implementimin e dispozitave ligjore të Rregullores Nr. 03/2019 për Shënjimin e Pengesave, ku përcaktohen procedurat për shënjimin e pengesave aeronautike me anë të shenjave vizuele dhe dritave në tërë territorin e Republikës së Kosovës me qëllim që ato të bëhen të dallueshme për mjetet ajrore gjatë fluturimit.Foto 1. Inspektimi i punimeve në terrenFoto 2. Shembull: Shënjimi i telave, kabllove, etj. me shënjuesit (markerat)

Foto 1. Inspektimi i punimeve në terren
Foto 3. Shembull: Shënjimi i telave, kabllove, etj. me shënjuesit (markerat)