Lajme Rekomandime operative për infeksionin Coronavirus “2019-nCoV”


28/01/2020

Pas evoluimit të përhapjes së infeksionit Coronavirus “2019-nCoV” në qytetin e Wuhan, të Republikës Popullore të Kinës (RPK), dhe bazuar në raportet e publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ONAC) dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), Agjencia Evropiane e Sigurisë se Aviacionit (EASA) me datë 27 janar 2020 ka lëshuar një informacion të sigurisë, duke ofruar rekomandime për autoritetet kombëtare të aviacionit, kompanitë ajrore dhe aeroportet për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së Coronavirus “2019-nCoV”.

Sipas këtij informacioni të sigurisë rekomandohet ma sa vijon:

Komuniteti i aviacionit duhet te ketë vëmendje në informacionet dhe udhëzimet e dhëna nga OBSH, ECDC, ONAC dhe IATA.

Kompanitë ajrore dhe operatorët e aeroporteve duhet të ofrojnë informata për anëtarët e ekuipazhit dhe personelin e aeroporteve në lidhje me menaxhimin e rasteve me infeksione akute të frymëmarrjes. Në raste të identifikimit të ndonjë pasagjeri simptomatik, ekuipazhi i fluturimit duhet të:

  • përdorë pjesën shëndetësore të deklaratës së përgjithshme, për të regjistruar informacionin shëndetësor në bord të aeroplanit dhe i njëjti të dërgohet në autoritetet shëndetësore të pikës së hyrjes (vendin e aterrimit);
  • kërkoj nga udhëtarët të plotësojnë formularët e vendndodhjes (ulëseve) të pasagjerëve në mënyrë grumbullimit të informacioneve në lidhje me pozicionin e pasagjerëve në aeroplan, si dhe informacione të tjera në lidhje me planet e tyre të mëtejme të udhëtimit dhe detajet kontaktuese.
  • rekomandoj udhëtarët të raportojnë në mënyrë vullnetare nëse ndjehen të sëmurë; dhe

 

  • ndiqen parimet themelore për të zvogëluar rrezikun e përgjithshëm të transmetimit infeksioneve akute të frymëmarrjes siç paraqitet nga OBSH.

Kompanitë ajrore dhe operatorët e aeroporteve duhet të bashkëpunojnë sa më shumë që të jetë e mundur me autoritetet e shëndetit publik në ofrimin e mbështetjes në gjurmimin epidemiologjik të pasagjerëve dhe hetimin e rasteve të infeksioneve të  konfirmuara me Coronavirus “2019-nCoV”.