Lajme Reagim ndaj autorialit me titull “Në Kosovë nuk ka mbrojtje të pasagjerëve” të publikuar në të përditshmen “Zëri”  dhe portalin “zeri.info” me 2 tetor 2019


03/10/2019

Për hir të informimit të drejtë të opinionit të gjerë, Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës informon publikun se në Republikën e Kosovës mbrojtja e pasagjerëve në transportin ajror është e siguruar përmes ligjeve ciivle dhe në vecanti përmes Ligjit nr. 03/L-051 për Aviacionin Civil dhe Rregulloren nr. 2008/05 të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit. Me këtë rregullore ofrohet mbrojtje për të gjithë pasagjerët fluturimi i të cilëve anulohet ose vonohet, pavarësisht kërkesave tjera për kompenzim dëmit në të cilat udhëtarët mund të kenë të drejtë, poqëse i drejtohen gjykatës. Përkundër shifrave të mëdha të përmendura në këtë shkrim si “mashtrime” të pasagjerëve, MIT ka trajtuar vetëm një numër të vogël të ankesave të pasagjerëve.

Shtetet mund të sigurojnë fonde të posacme për mbrojtje të pasagjerëve si një masë sigurie për riatdhesimin e shtetasve të vet, sic ka ndodhur rasti me Britaninë e Madhe në rastin e kompansië Thomas Cook që falimentoi ditë më parë. Edhe MIT dhe AAC kanë propozuar që në ligjin për mbrojtjen e konsumatorit, i cili është në fazën e hartimit nga MTI, të krijohet një fond sigurimi nga kompanitë ajrore dhe agjentët e autorizuar, për t’i përdorur ato mjete në rast të falimentimit të kompanisë ajrore.

Dhe në fund, për tarifën e sigurisë e cila mblidhet nga AAC. Përkundër faktit se AAC ka të hyrat e saj të dedikuara nga kjo tarifë e sigursë, AAC tashmë disa vite përballet me mungesë buxheti, pasi mjetet e inkasuara nga kjo tarifë derdhen në buxhetin e shtetit dhe nuk shfrytëzohen vetëm për nevojat e AAC-së. Është i ditur fakti se AAC ka të punësuar vetëm 29 nëpunës dhe se ka pasur kërkesa të vazhdueshme për nëpunës të ri dhe për mjete të nevojshme për trajnim të personelit, por të gjitha këto janë refuzuar nga Ministria e Financave për vite me radhë. Rrjedhimisht, vetëm gjysma e këtyre mjeteve shfrytëzohen për nevoja të AAC-së, ndërsa pjesa tjetër derdhet në buxhetin e shtetit. Kështu që mund të konsiderohet se AAC me punën e saj kontribuon në buxhetin e shtetit dhe nuk përfiton nga ky buxhet.

AAC ka alarmuar institucionet vendimmarrëse se sfidë do të mbetet, inkurajimi dhe mbajtja e nëpunësve të AAC-së pas fillimit të zbatimit të ligjit për paga.

Zyra per Komunikim me Publikun