Lajme Përfaqësues të KFOR-it kanë qëndruar për takim në AAC


24/07/2020

Drejtori i përgjithshëm me bashkëpunëtorë ka takuar sot përfaqësuesit e KFOR-it, respektivisht udhëheqësin e njësisë J3 Air Nënkolonelin Angelo Santoro dhe njësisë LEGAD Nënkolonelin Antonio Malerba.

Z. Ejupi ka treguar për aksidentin me paraglajd. Palët kanë premtuar t’i ndajnë informacionet për zhvillimet që ndodhin në fushën e aviacionit në Kosovë.

Z. Kushtrim Musa, Drejtor i Sigurisë së Fluturimeve, i ka shpjeguar Nënkolonelit Santoro i cili ka arritur rishtas në Kosovë ndarjet e përgjegjësisë në AAC.

Përfaqësuesit e KFOR-it kanë kërkuar të punohet në përgatitje për takimin e BANM ku adresohet normalizimi i hapësirës ajrore të Kosovës, dhe kanë shprehur entuziazëm për hapjen e korridoreve të reja ajrore me vendet fqinje. Nënkoloneli Malerba ka shprehur kënaqësi që projektet e filluara më herët kanë avancuar.