Lajme Operimet me balon në Komunën e Pejës


13/10/2020

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës më datë 9 shtator 2020 ka aprovuar kërkesën e kompanisë Balkan Sky për operime me balon me ajër të nxehtë në regjionin e Pejës.

Në fluturimin e sajë promovues balona me ajër të nxehtë është nisur nga sheshi në qendër të Pejës deri në fshatin Pavlan.
Baza ligjore në vendin tonë për operime të tilla është e rregulluar me Rregulloren e AAC-së nr. 08/2019 mbi kushtet dhe mënyrën e përdorimit që përcaktojnë rregullat e hollësishme për operimet me balon.

Ky aktivitet është monitoruar nga inspektorja e AAC-së e cila ka vëzhguar nga afër zhvillimin e operimeve të sigurta konform dispozitave ligjore dhe kushteve të aprovimit të lëshuar nga AAC-ja.

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës mirëpret dhe përkrahë zhvillimin e aviacionit të përgjithshëm civil në vendin tonë përmes iniciativave të tilla, të cilat kanë karakter të promovimit të turizmit dhe prezantimin e bukurive natyrore të cilat i ofron vendi ynë.