Lajme NJOFTIM


12/03/2019

NJOFTIM

Prishtinë, 12.03.2019

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës, njofton të gjithë qytetarët se Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil, përkohësisht ka ndaluar të gjitha operimet ajrore të tipeve të aeroplanëve Boeing 737-8 MAX dhe 737-9 MAX mbi hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës, për shkak të hetimeve në vazhdim nga Agjencia Evropiane për Sigurinë e Aviacionit ( EASA) lidhur me sigurinë e shfrytëzimit të këtyre mjeteve ajrore për operime ajrore. Kjo ndalesë hyn në fuqi menjëherë dhe vazhdon deri në njoftimin e radhës.

 

Zyra për Komunikim me Publik

 

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës

Lagjja Arbëria, Rruga Ahmet Krasniqi” Nr.208, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Tel: +383 38 248 629 ext.106 – Fax: +383 38 211 009 – Web: www.caa-ks.org