Lajme NJOFTIM ZYRTAR


15/04/2020

 

Si përgjigje ndaj shpërthimit të pandemisë SARS-CoV-2 (COVID-19) në shtetet anëtare të BE-së si dhe raporteve dhe rekomandimeve të publikuara në vazhdimësi nga OBSH, ICAO dhe ECDC, Agjencia Evropiane e Aviacionit Civil (EASA) me date 7 prill 2020 ka publikuar Buletinin e Informacioneve të Sigurisë (SIB), duke ofruar rekomandime për Autoritetet e Aviacionit Civil, Operatorët Ajror Komercial (CAT), Operatorët Ajror të Shërbimeve Emergjente Mjekësore (A-EMS) si dhe Aeroporteve për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së virusit COVID-19.

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës ka monitoruar nga afër rekomandimet e EASA për zhvillimet e fundit në lidhje me shpërthimin virusit COVID-19 dhe në veçanti udhëzimet dhe rekomandimet më të fundit të lëshuara Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Në këtë kontekst, duke pasur parasysh faktin që Republika e Kosovës është palë nënshkruese e Marrëveshjes për Hapësirën e Përbashkët Ajrore Evropiane (HPEA), Autoriteti i Aviacionit Civil njofton të gjithë të operatorët ajror se këto masa janë të zbatueshme edhe në Republikën e Kosovës nga data 15 prill 2020.

https://ad.easa.europa.eu/blob/EASA_SIB_2020_02_R4.pdf/SIB_2020-02R4_1