Lajme Njoftim për palet e interesit për konsultim publik të Urdhëresës Administrative (AAC) Nr. 1/2019 për Përdorimin e Gjuhës në Bord të Aeroplanit.


31/05/2019

                                  

 

Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës, njofton të gjitha palët e interesit për nxjerrjen në konsultim publik nga data 31 maj deri më 15 qershor 2019, të Urdhëresës Administrative (AAC) Nr. 1/2019 për Përdorimin e Gjuhës në Bord të Aeroplanit.

Me qëllim të rritjes së sigurisë së pasagjerëve dhe përmirësimit të reagimit të tyre në rast të ndonjë emergjence, Autoriteti i Aviacionit Civil ka përgatitur këtë urdhërese administrative në bazë të të cilës kërkohet që udhëzimet e rregullave të sigurisë në bord të aeroplanit të bëhen edhe në gjuhën zyrtare të Republikës së Kosovës, që është e kuptueshme për shumicën e pasagjerëve në bord të aeroplanit.

Urdhëresa në fjalë është në përputhje me Ligjin e Aviacionit Civil Nr. 03/L-051, Ligjin Nr. 02/L-37 për Përdorimin e Gjuhëve, si dhe me Doracakun për Informim dhe Udhëzime për Sigurinë e Pasagjerëve të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO Doc.10086)

I sigurojmë të gjitha palët e interesuara që  çdo koment/sugjerim i dhënë në lidhje me urdhëresën, do të shqyrtohet dhe do të merret në konsiderim para se versioni përfundimtar i kësaj Urdhërese Administrative të hyj në fuqi në.

Zyra për Marëdhënie me Publik