Lajme Njoftim për publikun


03/03/2022

Për të verifikuar dhe siguruar zbatimin e plotë të legjislacionit të aplikueshëm vendor dhe ndërkombëtar, inspektorët e AAC bëjnë mbikëqyrje të vazhdueshme të sigurisë përmes auditimeve, inspektimeve dhe monitorimit të aktiviteteve dhe operimeve në aviacionin civil. Autoriteti i Aviacionit Civil konfirmon se gjendja e sigurisë në ANP “Adem Jashari është në përputhje të plotë me standarded dhe kushtet parapara me ligj.

Për të gjitha shqetësimet lidhur me sigurinë në pistë, operatori i aeroportit ka ndërmarrë veprimet korrigjuesë të menjëhershme në përputhje me kërkesat rregullatore. Sipas inspektimeve të fundit, gjendja e sigurisë në pistë nuk paraqet problem serioz të sigurisë. Masat tjera korrektuese afatgjate të kërkuara nga AAC, operatori do ti përmbush brenda një afati të dakorduar.

Certifikimi i ANP është bërë sipas kritereve të parapara në rregulloren Nr.17/2017

Në pajtim me nenin 61 të Ligjit nr. 03/L-051 për Aviacionin Civil, , duke vepruar sipas kërkesës së “Limak Kosovo International Airport “J.S.C datë 23.09. 2021, për ndryshimin e certifikatës të aerodromit konform rregullores Nr.17/2017 për dispozitat dhe procedurat administrative në lidhje me aerodromet, e ndryshuar, pas shqyrtimit të aplikacionit dhe dokumentacionit të dorëzuar, auditimit 4 ditor, nga data 23 deri me 26 Nëntor 2021 dhe pas konstatimit të fakteve në lidhje me këtë çështje, vërteton që ka certifikuar dhe ka autorizuar të operojë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” në përputhje të plotë me dispozitat e Rregullores Nr. 17/2017 me ndryshime dhe plotësime, bazën e certifikimit të aerodromit, kushtet e certifikatës dhe manualin e aerodromit.

Kjo certifikatë përfshinë poashtu edhe plotësimin e kritereve për standardet dhe procedurat përkatëse të infrastrukturës në aeroport, për operim me sistemin preciz të aterrimit “ILS CAT III B” në pistën 17 (ana veriore) qe do të thotë:
“një pistë e shërbyer nga ndihmesa vizuale dhe së paku një ndihmesë jo-vizuale, të destinuar për operimet e aterrimit pas operimit të afrimit me instrument të tipit, IIIB në dhe përgjatë sipërfaqes së pistës”.

Gjithashtu edhe me sistemin preciz të aterrimit “ILS CAT I” në pistën 35 (ana jugore), që do të thotë:
”një pistë e shërbyer nga ndihmesa vizuale dhe së paku një ndihmesë jo-vizuale, të destinuar për operimet e aterrimit pas operimit të afrimit me instrument të tipit CAT I”.

AAC ndaras nga certifikimi i Aerodromit( certifikatës të lëshuar ne date 21.12.2021), aprovon edhe ndryshimet e sistemeve të ASHNA që janë pjesë e projektit kapital “Zgjatja e pistës dhe që disa prej tyre janë ende në procesin e vlerësimit dhe aprovimit. Sistemet që ende nuk marr aprovim janë: AWOS i ri, Përditësimi i AWOS, VOLMET, Rilokimi i DVOR, Procedurat e reja PBN, etj.

Raportimi në AAC

Monitorimi i sigurisë së aviacionit është pjesë integruese e funksioneve të ushtruara nga Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës. Raportimi i ndodhive kontribuon në masë të madhe në identifikimin reaktiv dhe proaktiv të rreziqeve të sigurisë dhe ndikon në përmirësimin e masave të sigurisë.
Objektiv i vetëm i raportimit të ndodhive është parandalimi i aksidenteve dhe incidenteve dhe jo atribuimi i fajit apo i përgjegjësisë.

Autoriteti i Aviacionit Civil gjithashtu konfirmon se pavarësisht raportimeve të fundit në disa media, para pranimit të informatës me shkrim nga zoti Demë Elezaj me datë 25 Janar 2022, lidhur me problemet në pistë, asnjeri prej zyrtarëve të AAC nuk ka pas asnjë informatë as verbale as me shkrim lidhur me shqetësimet për sigurinë në pistë.

Raportimi vullnetar dhe raportimi i obligueshëm i ndodhive mund të bëhet përmes përmes e-mailit në adresën: occurrences@caa-ks.org