Lajme Njoftim për publikun


07/10/2019

Autoriteti i Aviacionit Civil ju  informon se Aeroplani i kompanise ajrore Easyjet me numër fluturimi EZS4580,  që sipas orarit  të fluturimit sot  kishte nisjen  në ora 10.00h në relacionin Prishtinë-Berlin,  për shkak të goditjes nga shpezët (bird strike) do të ketë vonesë deri në kryerjen e kontrollit të nevojshëm.

Zyra për Komunikim me Publikun