Lajme Njoftim: Organizimi i provimit teorik për licencë të pilotit të paraglajdit


08/02/2018

Njoftohen të gjithë kandidatët të cilët kanë aplikuar për pjesëmarrje në provimin teorik për licencë të pilotit të paraglajdit se ky provim do të mbahet më datë 13 mars 2018, me fillim në ora 09:00, në zyrat e Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Lagjja Arbëria, rr. Ahmet Krasniqi nr. 208, Prishtinë.