Lajme NJOFTIM – NDËRPRITET GREVA E SINKON NË ANP “ADEM JASHARI”


22/03/2019

NJOFTIM

NDËRPRITET GREVA E SINKON NË ANP “ADEM JASHARI”

Prishtinë,22.02.2019

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës, mirëpret marrëveshjen e arritur në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit (MIT) dhe  Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Agjencisë për Shërbime të Navigacionit Ajror (ASHNA), për rregullimin e statusit të veçantë të këtij sektori dhe ndërprerjen e grevës.

Është për t’u vlerësuar gatishmëria e Ministrit Lekaj, për të siguruar mbrojtje dhe avancim të statusit të nëpunësve të sektorit të aviacionit civil në vendin tonë.

Nëpunësit e ASHNA-së dhe AACK-së ushtrojnë detyra shumë specifike për të cilat nevojitet përgatitje e veçantë arsimore, përvojë e theksuar,  aftësi dhe shkathtësi individuale, të cilat vlerësohen nga institucione evropiane të aviacionit civil.

Prandaj, presim që sa më shpejt të rregullohet statusi i veçantë i nëpunësve të sektorit të aviacionit civil në pajtim me kërkesat dhe standardet evropiane.

 

Zyra për Komunikim me Publik