Lajme NJOFTIM – NDËRPRITET GREVA E SINKON NË ANP “ADEM JASHARI”
22/03/2019
NJOFTIM
NDËRPRITET GREVA E SINKON NË ANP “ADEM JASHARI”
Prishtinë,22.02.2019
Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës, mirëpret marrëveshjen e arritur në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit (MIT) dhe Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Agjencisë për Shërbime të Navigacionit Ajror (ASHNA), për rregullimin e statusit të veçantë të këtij sektori dhe ndërprerjen e grevës.
Është për t’u vlerësuar gatishmëria e Ministrit Lekaj, për të siguruar mbrojtje dhe avancim të statusit të nëpunësve të sektorit të aviacionit civil në vendin tonë.
Nëpunësit e ASHNA-së dhe AACK-së ushtrojnë detyra shumë specifike për të cilat nevojitet përgatitje e veçantë arsimore, përvojë e theksuar, aftësi dhe shkathtësi individuale, të cilat vlerësohen nga institucione evropiane të aviacionit civil.
Prandaj, presim që sa më shpejt të rregullohet statusi i veçantë i nëpunësve të sektorit të aviacionit civil në pajtim me kërkesat dhe standardet evropiane.
Zyra për Komunikim me Publik