Lajme NJOFTIM ME RËNDËSI PËR TË GJITHË UDHËTARËT


14/03/2020

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e dt. 13.03.2020, ka vendosur për pezullimin e të gjitha fluturimeve në ardhje duke filluar nga data 16 mars 2020, nga ora 24:00, përveç atyre ushtarake dhe për evakuim emergjent ( Medevac) si dhe fluturimeve (ferry) vetem me ekuipazh, pa pasagjer në bord në arritje, të cilët do të bartin udhëtarët që largohen nga Republika e Kosovës.
 
Autoriteti i Aviacionit i Kosoves mbetet i përkushtuar në informimin në kohë të pasagjerëve të transportit ajror të cilët udhëtojnë përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dhe kërkon mirëkuptim për masat preventive që janë duke u marrë me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
 
Zyra për Komunikim me Publikun