Lajme Njoftim


10/10/2019

Pas kërkesës nga Organizata Trajnuese për pilot të paraglajdit “Akademia e Aviacionit”, për shtyrjen e testit teorik për licencë të pilotit të paraglajdit, Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës i njofton të gjithë kandidatët, se testi i paraparë të mbahet me datë 12.10.2019, do të mbahet me datë 26.10.2019 duke filluar nga ora 10:00, në zyrat e Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Lagjja Arbëria, rr. Ahmet Krasniqi nr. 208, Prishtinë.