Lajme Njoftim për Publikun


26/09/2019

                                                                 “Adria Airways“ nuk do të operojë as më 26 dhe 27 shtator 2019

Kompania ajrore “Adria Airways“ ka njoftuar të mërkurën pasdite se do të vazhdojë të suspendojë pjesën më të madhe të operimeve duke përfshirë ato për në/nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” gjatë ditës së enjte, 26 shtator dhe të premten, 27 shtator 2019.

Duke iu kërkuar falje udhëtarëve të saj, kompania ajrore “Adria Airways“ ka ripërsëritur këshillën ndaj udhëtarëve që afektohen nga këto suspendime që të kontaktojnë agjencitë ku i kanë blerë biletat.

Autoriteti i Aviacionit Civil i Republikës së Kosovës është duke e monitoruar në vazhdimësi situatën e krijuar rreth operimit të kësaj kompanie dhe do t’ju informojë për zhvillimet e reja.

Zyra për Komunikim me Publikun