Lajme Njoftim


04/09/2019

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil, z. Eset Berisha,  sot nënshkroi Rregulloren (AAC) nr. 06/2019 që ka ndryshuar dhe plotësuar Rregulloren nr. 17/2017 për dispozitat dhe procedurat administrative në lidhje me aerodromet. Kjo rregullore transpozon në rendin tonë juridik Rregulloren e  Komisionit (BE) 2018/401 të datës 14 mars 2018, që ka ndryshuar rregulloren (BE) nr. 139/2014 për çështjet e klasifikimit të pistave. Rregullorja në fjalë hynë në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit dhe mund të shkarkohet nga vegza ne vijim https://caa.rks-gov.net/wp-content/uploads/2019/09/Rregullore-06-2019-Ndryshimi-dhe-plotesimi-i-Rreg.-17-2017.pdf