Lajme Njoftim


28/01/2020

Në bazë të informatave të pranuara në Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës, për operime të pa autorizuara me paraglide dhe delta-plan në hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës, Autoriteti i Aviacionit Civil përsëri i njofton të gjithë pilotët që paraprakisht të pajisen me leje përkatëse për operime me mjete ajrore.

Secili operim i pa autorizuar me mjet ajror, do të konsiderohet si operim ilegal dhe shkelësit do të ndëshkohen sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Keni parasysh se në hapësirën e Republikën e Kosovës ka operime të shumta me mjete fluturuese nga KFOR-i si dhe operime me dron nga qytetarët e RKS, dhe të gjitha operimet në hapësirën ajrore të Kosovës duhet të kryhen sipas standardeve më të larta të sigurisë.