Lajme Njoftim


17/12/2019

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil, z. Eset Berisha, dje nënshkroi Urdhëresën Administrative (AAC) nr. 02/2019 për përdorimin e gjuhës në bord të aeroplanit. Qëllimi i kësaj Urdhërese Administrative, është përcaktimi i transmetimit të detyrueshëm të rregullave të sigurisë në bord të aeroplanit edhe në një nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, të kuptueshme për shumicën e pasagjerëve në bord gjatë një fluturimi. Në bazë të kësaj Urdhërese, kompanitë ajrore që realizojnë fluturime ndërkombëtare nga një aeroport ndërkombëtar dhe të cilat kanë si destinacion një aeroport ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, apo të cilat nisen nga ndonjë aeroport ndërkombëtar i Republikës së Kosovës në drejtim të ndonjë aeroporti tjetër ndërkombëtar, duhet të transmetojnë rregullat e sigurisë në bord të aeroplanit edhe në gjuhën e kuptueshme për shumicën e pasagjerëve në bord të atij aeroplani. Në bazë të kësaj Urdhërese nëse kompanitë ajrore nuk zbatojnë dispozitat e saj atëherë duhet që pasagjerët të paralajmërohen qartë dhe saktë, paraprakisht gjatë procesit të blerjes së biletës, për përjashtim nga zbatimi i këtyre dispozitave. Urdhëresa e plotë mund të shkarkohet nga web faqja zyrtare e AAC-së.

https://caa.rks-gov.net/urdherese-administrative-nr-02-2019/

Zyra për Komunikim me Publikun