Lajme Nga takimi i Drejtorit të Përgjithshëm Eset Berisha me Ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj


17/05/2019

Drejtori Berisha në kuadër të bashkëpunimit të rregullt ndërinstitucional, takoi ministrin Lekaj të cilin e informoi për zhvillimet në AAC dhe në përgjithësi për aviacionin civil në vendin tonë.

Në këtë takim u diskutua për sigurinë e aviacionit dhe në vecanti për aktivitetet e AAC-së në funksion të rritjes së sigurisë. Ndër to, ishte edhe rritja e kontrolleve të sigurisë së aeroplanëve të huaj të kryera nga inspektorët e AAC-së dhe adresimi me kohë i shqetësimeve të pranuara nga qytetarët tonë të cilët shfrytëzojnë fluturimet e kompanive ajrore nga ANP “Adem Jashari”.

Si lajm i mirë për vendin, u konsiderua vendimi i kompanisë ajrore gjermane “Eurowings” pjesë e rrjetit Lufthansa, për stacionimin e një aeroplani në ANP “Adem Jashari”. Me këtë investim gjerman do të bëhet lidhja më e mirë e ANP “Adem Jashari” me aeroportet tjera në Europë, si dhe do të rriten mundësitë edhe për lidhje më të mira për fluturime tej oqeanike. Menjëherë pas kësaj, zyrtarët e kësaj kompanie janë zotuar për hapjen e qendrës trajnuese për personel të ekuipazhit të cilët do të shërbejnë në fluturimet e kësaj kompanie gjithandej botës.

Ministri Lekaj, shprehu përkrahjen e tij për pesonelin e aviacionit dhe u zotua se do të përmbush me përpikëri obligimet e tij për të siguruar një status meritor në kuadër të administratës së shtetit, për të gjithë personelin profesional të aviacionit civil të punësuar në AAC dhe ASHNA.

 

Zyra për Marrëdhënie me Publikun

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës

Lagjja Arbëria, Rruga Ahmet Krasniqi Nr.208, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Tel: +383 38 248 629 ext.106  +383 45 861 691- Fax: +383 38 211 009 – ëeb: www.caa-ks.org