Lajme Ministri Abrashi ka takuar Drejtorin Ejupi dhe përfaqësues të ANP-së


27/06/2020

Ministri i Infrastrukturës z. Arban Abrashi ka pritur sot në takim Drejtorin e Përgjithshëm të AAC-së z. Bujar Ejupi si dhe përfaqësues të ANP “Adem Jashari”, z. Gökmen Aritay dhe z. Uran Vela.

Ata kanë diskutuar për rifillimin e fluturimeve ajrore duke u siguruar se janë ndërmarrë të gjitha masat sipas Manualit për mbrojtje nga përhapja virusit COVID-19 të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga nesër fillojnë fluturimet ajrore, me disa masa shtesë:

1. Udhëtarët duhet të jenë në aeroport 3 orë para fluturimit.
2. Matja e temperaturës do të bëhet për të gjithë udhëtarët që hyjnë në terminal.
3. Përdorimi i kabinetit për dezinfektim në hyrje të terminalit.
4. Masa shtesë të Policisë, Doganës dhe MSH-së.

Me përfaqësuesit e ANP-së u diskutua edhe për investimet në transportin ajror, hapjen e linjave të reja, programet nxitëse, liberalizimin e tregut për ofruesit e shërbimeve në ANP etj.

Palët u pajtuan për angazhim për më shumë linja ajrore dhe çmime më të ulta.