Lajme Mbahet punëtori për Rregulloren nr. 1/2014 mbi aftësimin profesional të punonjësve të aerodromit


16/05/2015

Me qëllim të koordinimit të përbashkët të veprimeve për zbatimin e plotë të Rregullores nr. 1/2014 mbi aftësimin profesional të punonjësve të aerodromit dhe punonjësve tjerë të kontraktuar, ofruesve të shërbimeve në tokë dhe përdoruesve të shërbimeve të aerodromit të cilët vet kryejnë shërbime në tokë, Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës (AACK) ju fton që të merrni pjesë në punëtorinë e organizuar më 4 qershor 2015, e enjte,  duke filluar nga ora 09.00, ku do të prezentohet Rregullorja nr. 1/2014 dhe procesi i zbatimin të saj, dhe më tutje do të ketë diskutime dhe konsultime për çështje të ndryshme që lidhen me zbatimin e kësaj rregulloreje, me theks të veçantë në kushtet për autorizimin e  organizatave për aftësime profesionale.

Agjenda

09:00-12:00
Prezentimi i rregullorës nga inspektorët e aerodromeve;

13:00-16:00
Diskutime dhe konsultime për temat e ndryshme të rregullores;

Pauzat:
12:00-13:00 – Pauza e drekës;
10:30- 11:00 dhe 14:30- 15:00 Pauzë e kafesë;

Lokacioni
Objekti i AACK-së – salla Amelia, në adresën më poshtë:

Arbëria, rr. Ahmet Krasniqi p.n.
10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Ju lutem të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj përmes e-mailit alban.ramabaja@caa-ks.org ose telefonit 038/248-629 lok.107 ose 122.

Vegëza për shkarkimi e rregullorës.