Lajme Komunikatë për Media


13/03/2020

Pas Vendimit të Qeverise së Republikës së Kosovës më datë 11 mars 2020 lidhur me masat parandaluese në funksion të mbrojtjes nga Corona Virus COVID-19, dhe Vendimit të Ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit , z. Lumir Abdixhiku, për pezullimin e përkohshëm të të gjitha linjave të udhëtimit ajror dhe tokësor (ardhjet) nga Italia, Gjermania, Zvicra dhe Franca nga data 13 mars 2020, në ora 15:00, Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës, konfirmon se vendimi i Ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit po zbatohet me përpikëri, rrjedhimisht nuk do të ketë fluturime në ardhje nga këto shtete.

AAC kërkon mirëkuptim nga udhëtarët e transportit ajror të cilët shfrytëzojnë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për masat preventive që janë duke u marrë me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Zyra për Komunikim me Publikun