Lajme Komunikatë për Media


15/02/2019

Prishtinë,15.02.2019

Drejtori i përgjithshëm i AAC-së, z. Eset Berisha priti dje në takim z. Selçuk Zeybekoglu dhe z. Ivan Orec përfaqësues të kompanisë ajrore gjermane “Eurowings” degë e Lufthansa Group e cila operon në ANP “Adem Jashari” tash e sa vite.

Zyrtarët e “Eurowings” u interesuan për mundësitë e rritjes së angazhimit të kësaj kompanie në tregun e e transportit ajrorë të Republikës së Kosovës.

  1. Berisha, i falënderoi zyrtarët e kompanisë “Eurowings” për gatishmërinë e tyre për investim dhe theksoj se tregu kosovarë i transportit ajror ofron mundësi të mëdha për investime dhe rritje të operimeve ajrore, pasi ka shumë fluturime nëpër qytetet e ndryshme evropiane të cilat për momentin nuk shërbehen në mënyrë të drejtpëdrejtë nga ANP “Adem Jashari”, prandaj theksoi ai se çdo investim i kompanive ajrore është i mirëseardhur dhe i dobishëm për zhvillimin e transportit ajror.